Panorama (Albania)

Josa: Ne e rrëzuam Tiranën, më vjen keq për këtë fanellë

"Pse ndodhi kështu? Këtë e dinë të... tjerët"

-

Vetëm 5 ditë para ditëlindje­s së tij të 54- t, Mirel Josa përjeton dramën më të madhe të karrierës së tij.

Rënia e Tiranës nga Kategoria është përjetuar keq edhe prej tij, ndaj në fund të atij barazimi fatal hapur merr përgjegjës­itë për këtë sezon të dështuar. Gjatë deklaratës së dhënë për "Supersport", ai deklaroi se tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përpiqet që gjatë rrugës së kthimit për në kryeqytet të mundohet t'i qetësojë psikologji­kisht lojtarët. "Nuk kam fjalë! Situata në dhomat e zhveshjes ishte shumë, shumë dramatike. S'na mbetet gjë tjetër vetëm që të fitojmë psikologji­kisht djemtë. E marrim ne pjesën tonë të fajit, sepse skuadrën e rrëzuam, pjesa tjetër t'i mbetet pjesës tjetër që përbën skuadrën. Më vjen keq për djemtë, për këtë fanellë, s'duhet të shkonte deri këtu, s'duhet të shkonte që Tirana dhe Vllaznia të përplasesh­in bashkë në këtë situatë. Vllaznia bëri detyrën, u mundua të mbajë lojën deri në fund në barazim dhe të na godiste me kundërsulm, ndërsa në pjesën e parë ishte më sulmuese. Për futboll nuk mund të flitet shumë, nuk duam të arsyetojmë veten, thjesht dola në këtë intervistë për t'ju respektuar juve si media dhe për të respektuar futbollist­ët e mi. Bëmë disa lëvizje të gabuara në pjesën e parë. Tri qendrat e mesfushës ishin shumë larg zonës kundërshta­re ose shumë larg sulmuesit tonë. Pastaj ndryshuam diçka në fillimin e pjesës së dytë, duke futur Moisen. Duhet të ishim më shumë efikas, sepse rastet ishin me pikatore", shpjegoi ai.

- Trajneri foli edhe për Kupën e Shqipërisë, një finale që i jep të drejtën Tiranës që të zërë një vend në Kupat e Europës. "Në këto momente nuk mendoj për finalen. Do të bisedoj me klubin me lojtarët, mund të bisedoj që sot ( dje) në autobus

Finalja

gjatë kthimit. Qëndrimi bashkë do na shërbejë për të ngritur anën psikologji­ke. Unë nuk e mendova kurrë finalen pa siguruar mbijetesën, e cila sot ( dje) nuk u arrit", deklaroi Josa.

- Gjatë fjalës së dhënë për "TVSH"- në, ai foli edhe për shkaqet që e prunë ekipin deri në këtë pikë. "Problemi nuk është vetëm te ndeshja e sotme ( djeshme), por vazhdimësi­a. Javët e fundit, edhe pse bëmë paraqitje të mirë në lojë apo në pikë duhej shumë më tepër. Pse ndodhi? Këtë e dinë më mirë të tjerët. Unë nuk mund të jap tani arsye, edhe pse nuk dua që të shfajësoj veten apo lojtarët. Pishmane kam boll. Ne si skuadër duhet ta kishim menaxhuar më mirë. Mua më takon të flas vetëm për aspektin teknik të lojës, apo edhe lojtarëve të caktu-

Shkaqet

ar. Futboll nuk luhet kur do ti, por gjithmonë. Futbolli është vazhdimësi, që të ngre edhe psikologji­kisht në momente të caktuara dhe unë them që ne humbëm shumë nga mosbesimi që kishim gjatë kësaj periudhe, sidomos individual. Kishte lojtarë të përkushtua­r maksimalis­ht, por edhe të tjerë që edhe pse të impenjuar duhet të kishin më shumë besim", shpjegoi trajneri i bardhebluv­e.

- Çfarë do të ndodhë me Tiranën në Kategorinë e Parë, duke filluar nga ekipi apo edhe vetë e ardhmja e tij? Paqartësi ka shumë, megjithatë trajneri përgjigjet në këtë formë: "Të ardhmen e Tiranës nuk e vendos unë. Tiranën do ta shohim pas finales së Kupës së Shqipërisë. Atëherë do të vendosen shumë gjëra sa i përket vazhdimësi­së".

E ardhmja

 ??  ?? Trajneri Mirel Josa
Trajneri Mirel Josa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania