Panorama (Albania)

Armando Cungu në delir: Ia dolëm pa aleanca

-

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka deklaruar se ndeshja ndaj Tiranës ka qenë një nga më të vështirat e karrierës, por gjithashtu një nga momentet më emocionues­e të jetës së tij. "Vllaznia nuk kishte as 1 mijë lekë të vjetër për të dhënë. Po t'i kishte do t'i jepte me kohë që të mos mbërrinte në këtë pikë", theksoi Cungu, për të kaluar më pas tek emocionet e ndeshjes. "Për të qenë i sinqertë, jam një person që mundohem të respektoj vlerat. Nuk e kisha menduar kurrë që do të përballen dy emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar për të qëndruar. Nuk do të doja kurrë që të ndodhte kjo situatë, por ja që erdhi. Kemi futur në lojë tre lojtarë me injeksion. Presioni ka qenë jashtëzako­nisht i madh dhe kjo u reflektua në fushë. Këta tifozë të jashtëzako­nshëm më kanë emocionuar. Ky ishte momenti i dytë më i vështirë i jetës sime, pas humbjes së nënës. Kjo ka qenë një Vllazni shumë e mirë, më e mirë se e viteve të mëparshme. Me shumë rezultate, por edhe me hallet e veta. Në Vlorë diçka ndodhi me ekipin dhe pas saj vazhduan ndodhitë. Ka persona të cilët janë tallur me fanellën e Vllaznisë. Nuk bëhet fjalë për 1- 2 individët e ndeshjes me Korçën. Megjithatë, kjo është Vllaznia pa aleanca, pa aleatë. Kushdo që ka përmendur emrin e Vllaznisë për pazare duhet t'u them edhe një herë t'u vijë turp! Ky është futboll i egër, nuk sillesh brenda xhunglës si kaproll se bëhesh mish për luanët dhe krokodilët. Vllaznia ishte si kaproll. Një falënderim i veçantë shkon për Markun, një djalë i mrekullues­hëm, i cili ndonëse kishte tre muaj pa prekur top me këmbë, më kërkoi të bashkohej me ekipin në këtë ndeshje të vështirë, duke më thënë: ' Profesor, për ty dhe për Vllazninë, dua të luaj. Edhe sikur ta pres këmbën, kjo nuk më bën përshtypje'. Futbollist­ë si ai meritojnë vërtet respekt".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania