Panorama (Albania)

Sherr për dyqanin e byrekut, vritet babai i dy fëmijëve

Elbasan, dy familjet në konflikt për shkak të konkurrenc­ës

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU Renald Pulaku

Konflikti i vjetër mes dy familjeve, për shkak të konkurrenc­ës së një dyqani që shiste byrekë, përfundoi me vrasje.

Viktimë mbeti 38- vjeçari Renald Pulaku, baba i dy fëmijëve. Ai u qëllua me thikë mbrëmjen e së premtes nga bashkëmosh­atari i tij, shtetasi Edvin Gjini. Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja ndodhi në orët e vona, ku 38- vjeçari Edvin Gjini ka goditur tri herë më thikë bashkëmosh­atarin e tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia bën me dije se Renald Pulaku menjëherë pas ngjarjes është transportu­ar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por që mëngjesin e së shtunës ai ka gjetur vdekjen, pasi plagët e marra nga thika kanë qenë vdekjeprur­ëse.

"Specialist­ët e sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Edvin Gjini, 38 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë, pasi në lagjen ' Haxhias' në vendin e quajtur ' Kryqëzimi i Lazarenëve', gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin R. P., 38 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë", thuhej në njoftimin e Policisë së Elbasanit. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se autori i krimit rezulton person, i cili konsumon lëndë narkotike. Dyshohet se ai e ka pritur viktimën Renald Pulaku dhe shumë pranë rrugicës ku edhe banonte ai, menjëherë, pa i folur asnjë fjalë, e ka goditur fillimisht dy herë me thikë në mushkëri. Pasi Pulaku ka rënë në tokë, ai ia ka kaluar thikën në fyt, duke e lënë të shtrirë dhe më pas është larguar. Pas kësaj i plagosuri është parë nga persona të rastit, të cilët menjëherë kanë lajmëruar ambulancën që ka bërë edhe transporti­min e tij për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia Viktima konfirmon faktin se shkak i vrasjes së babait të dy fëmijëve është një sherr i vjetër, mes dy familjeve, Gjini dhe Pulaku. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nëna e viktimës ka një dyqan ku tregton byrekë në lagjen e saj. Ngjitur me të, para disa vitesh ka tentuar që të hapë një dyqan edhe nëna e autorit. Por mes dy familjeve ka nisur një sherr i gjatë, i cili ka përfshirë edhe fëmijët. Familja Pulaku nuk e ka lejuar familjen Gjini që të hapë të njëjtin dyqan ngjitur me ta për shkak të konkurrenc­ës dhe që aso kohe gjithnjë përballja mes dy fëmijëve, autorit dhe viktimës ka qenë me debate dhe me sharje mes njëri- tjetrit. Mësohet se edhe

Policia konfirmon faktin se shkak i vrasjes së babait të dy fëmijëve është një sherr i vjetër, mes dy familjeve, Gjini dhe Pulaku. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nëna e viktimës ka një dyqan ku tregton byrekë në lagjen e saj. Ngjitur me të, para disa vitesh ka tentuar që të hapë një dyqan edhe nëna e autorit

pak ditë më parë ata kanë debatuar dhe janë sharë me njëritjetr­in, derisa të premten në mbrëmje Edvin Gjini dyshohet se e ka pritur viktimën, i cili ka dalë nga banesa e tij dhe e ka goditur tri herë me thikë, duke i marrë edhe jetën. Pasi ka kryer krimin, 38- vjeçari është larguar me vrap në rrugicat e lagjes që njihet në qytet si "Pusi që lahet vetë" dhe ka dalë në zonën që quhet "Kryqëzimi i Lazarenëve". Prej andej ai ka hyrë në një shkallë pallati dhe ka qëndruar i fshehur atje për më shumë se dy orë, por më pas ai është kapur nga policia. Kjo e fundit bën me dije se ai nuk ka bërë rezistencë dhe pas arrestimit ka pranuar autorësinë e krimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania