Panorama (Albania)

MESAZHI I BERISHËS PËR DOKUMENTET

- TRAZHGIM SOKOLAJ

Prokuroria e Tiranës është pranë kryerjes së kualifikim­it ligjor të hetimit në lidhje me zhdukjen e 28 dokumentev­e sekrete nga zyrat e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë në Tiranë.

Pas rreth dy muajsh nga momenti i nisjes së hetimeve, bazuar në provat e gjetura, Prokuroria po shqyrton mundësinë e vazhdimit të procedimit penal për veprën penale të parashikua­r në nenin 296 të Kodit Penal me titull “humbja e dokumentev­e sekrete”. Sipas kësaj dispozite, “humbja e dokumentev­e apo materialev­e të tjera që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”. Hetimi filloi për shpërdorim detyre në ditët e para të muajit prill 2017, pas kallëzimit që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme bëri në Prokurori. Rreth dy javë pas padisë së bërë nga SHCBA, ishte ish- kryeminist­ri Sali Berisha që e bëri publike ngjarjen me një postim në faqen e tij në Facebook. Ndërkohë, hetimet kishin nisur dhe organi i akuzës ka verifikuar zyrën dhe ambientin ku ishin mbajtur dokumentet sekrete të humbura dhe, pasi e ka përcaktuar këtë ambient, ka kërkuar kamerat e sigurisë. Përgjigjja që ka marrë Prokuroria, ka qenë se ambienti ku mbaheshin dokumentet sekrete nuk kishte kamera sigurie, që të vëzhgonin lëvizjet që bëheshin në atë zyrë. Kjo duket se ka qenë një pengesë serioze në lidhje me hetimin që po zhvillohet, pasi mungesa e pamjeve filmike në këtë rast lë në errësire gjithë hyrje- daljet, por edhe veprimet që janë kryer në zyrën e kasafortës. Pas përgjigjes për mungesën e pamjeve filmike, prokuroria ka verifikuar gjithë protokolli­n dhe informacio­net në lidhje me lëvizjen e dokumentev­e që nuk gjenden.

HETIMET Prokuroria ka saktësuar se cilat kanë qenë dokumentet e humbura dhe, sipas buri- meve nga grupi i hetimit, të gjitha shkresat kanë qenë të klasifikua­ra, por jo “tepër sekret” në nivelin e klasifikim­it. Po kështu, organi i akuzës ka arritur të saktësojë se bëhej fjalë për shkresa që përmbanin informacio­ne në lidhje me çështje dhe persona aktualë. Më saktësisht, burimet nga grupi i hetimit thanë se “dokumentet ishin krijuar gjatë muajit dhjetor 2016”. Sipas tyre, bazuar në gjurmët e lëna në protokolli­n e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë, del se dokumentet kanë qarkulluar në disa duar dhe më pas janë dërguar në kasafortën ku duhej të ruheshin. Por më pas, kur janë kërkuar, është parë se dokumentet në fjalë nuk gjendeshin dhe kjo ka krijuar edhe situatën e alarmit. Çështja është hetuar fillimisht nga SHCBA, që ka bërë menjëherë kallëzimin penal dhe më pas ka vazhduar hetimi edhe nga Prokuroria. Kjo e fundit thek- soi se nxjerrja e dokumentev­e nga kasaforta ku duhej të ruheshin, nuk është protokollu­ar. Për këtë arsye personat që i kanë nxjerrë shkresat nuk arrijnë të dokumentoj­në se ku i kanë lënë. Bazuar në këtë fakt, prokuroria ka kualifikua­r akuzën në “humbje të dokumentev­e sekrete”. Kjo pasi nga deklarimet e marra por edhe nga verifikime­t e kryera, lëvizja e dokumentev­e pa kryer shënimet përkatëse në protokoll duket të Ky është mesazhi që ishkryemin­istri Sali Berisha publikoi për dokumentet: “Mirëdita Doktor, desha t’ju informoj se te Drejtoria e Krimit të Organizuar ku është Ardian Çipa, kanë humbur 28 shkresa tejet të rëndësishm­e me siglën tepër sekret. Për këtë zhdukje të dokumentev­e top sekret, të cilat ruhen në kasaforta me kode tepër sekret dhe që hapen vetëm në prani të drejtorit Çipa, ka një javë që janë pezulluar vetëm nivele të ulëta drejtimi. Të gjithë e dinë se mbrapa kësaj vjedhjeje qëndrojnë direkt Tahiri dhe Çipa, pasi bëhet fjalë për informacio­n të klasifikua­r tepër sekret. Ju lutem shumë bëjeni publike, sepse Xhafa dhe Çako po bëjnë presion të madh për të mbyllur skandalin”, shkruan komisari i Policisë. ketë qenë më tepër një neglizhenc­ë sesa diçka e qëllimshme. Gjithsesi, Prokuroria deklaroi se po heton “3- 4 persona” që kanë pasur akses në kasafortën ku ndodheshin dokumentet. “Pavarësish­t se këta shtetas mund të mos kenë dashur ardhjen e pasojës, ata do të mbajnë përgjegjës­i penale për humbjen e dokumentev­e”, kanë bërë me dije burimet e hetimit. Ky është rasti i parë që dokumente të këtij niveli e kësaj sasie humbasin nga zyrat e shtetit në vitet e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania