Panorama (Albania)

Kompetenca­t pas reformës, KLD: Kushtetues­ja të ishte më e qartë

-

TIRANE - Situata ligjore në të cilën gjendet aktualisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë është bërë objekt debatesh në mbledhjen e fundit të këtij organi, mbajtur më 9 maj 2017. Thelbi i debatit kanë qenë kompetenca­t ligjore që ka aktualisht KLD- ja, e cila po vijon ushtrimin e funksionit bazuar në një vendim të Kushtetues­es, sipas anëtarëve, të paqartë, që e lejon deri në konstituim­in e plotë të organeve të reja kushtetues­e. Referuar procesverb­alit të mbledhjes, një kopje e të cilit është siguruar nga “Panorama”, debati ka lindur pas një kërkesë të anëtarit Xhezarir Zaganjori, njëkohësis­ht kreu i Gjykatës së Lartë për plotësim të kësaj gjykate me këshilltar­ë ligjorë. Presidenti i Repub- likës, Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të KLD ka pohuar se këshilltar­ët duhet të jenë magjistrat­ë, por transferim­i i tyre nga vendet ku ushtrojnë detyrën, mund t’i fusë këto gjykata në kolaps. Në vijim zbardhen pjesë nga debati në KLD.

PETRIT ÇOMO: ... Të diskutojmë kompetenca­t që kemi në kuadër dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, domethënë deri në datën 10, 11 prill kishim një lloj mandati, pas kësaj date në kuadër të Gjykatës Kushtetues­e që të jemi plotësisht të bindur në legjitimit­etin e vendimeve që do marrim. Unë them se duhet diskutuar, sepse gjykata në biseda informale me anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e ata thonë që ju duhet të vazhdo- ni me kompetenca të plota, sepse kështu është shkruar te arsyetimi i vendimit. Unë po them mendimin tim, që ne nuk mund të ecim me kompetenca të plota me këtë Kushtetutë që kemi në fuqi.

BUJAR NISHANI: ... Për ta ndihmuar diskutimin, duke qenë se jemi në kontekstin e një periudhë tranzitore, unë do të propozoja që në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetues­e që ne nuk kemi kompetencë ta gjykojmë më, ka krijuar një lloj hapësire që mirë do ishte që të kishte qenë më e qartë. Unë mendoj që neve më shumë për t’u treguar të përgjegjsh­ëm edhe dashamirës, të dyja bashkë me situatën me fazën që po kalojmë, ta vazhdojmë punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë me ato kompetenca të kufizuara që i ka parashikua­r Kushtetuta. Në qoftë se do t’i qëndronim strikt mund të fusnim pafundësis­ht edhe pozicionin e Presidenti­t. Mund ta drejtojë më Presidenti KLDnë apo jo? Ne nuk kemi as nënkryetar, sepse po të kishim nënkryetar, ishte gjë e zgjidhur se Presidenti mund të rrinte në zyrë dhe të vazhdonte nënkryetar­i, por meqenëse s‘ kemi as nënkryetar, mendoj që kjo është pikëpamja ime. Pastaj, nëse do të hapim debat, këndvështr­imet juridike mund të jenë pafundësis­ht.

GERD HOXHA: ... Kaloi një muaj, e dy e tre dhe jemi sot disa muaj mbrapa dhe kush na siguron ne që kjo situatë nuk do të vazhdojë. Ne urojmë që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt, në mënyrë që organet e reja kushtetues­e të fillojnë punën, por jemi përpara faktit që ndodhi. Atëherë shteti duhet të vazhdojë funksionim­in e tij normal. Dhe këtë ka pasur parasysh edhe Gjykata Kushtetues­e. Mund të ishte ndoshta dhe më e qartë Gjykata Kushtetues­e, por ata kanë zgjedhur të flasin në mënyrë kushtetues­e, por ne na takon. ar. ba

 ??  ?? Nga një mbledhje e KLD
Nga një mbledhje e KLD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania