Panorama (Albania)

Godole: Vizitat në Spaç janë të domosdoshm­e për brezin e ri

-

Institucio­ni për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC, drejtuar nga Jonila Godole, vjen për të disatën herë në Spaç me grupe të rinjsh nga degë të ndryshme të Fakultetit të HistoriFil­ologjisë. Bëhen disa udhëtime në vit për të kuptuar e kujtuar të shkuarën. Përfshirja e këtyre përvojave të jetuara në shkolla, shndërrimi i këtyre gërmadhave në muze të mirëfilltë, do të ndihmonte për të kuptuar e jetuar më shumë të shkuarën.

“Vendet e kujtesës si kampi famëkeq i Spaçit, ku kanë vuajtur dënimin mijëra shqiptarë të akuzuar si armiq të sistemit janë të rëndësishm­e sidomos për brezin e ri që po rritet pa kujtesë dhe nuk ka informacio­n të mjaftueshë­m mbi të shkuarën. Në vizitat që IDMC organizon në mënyrë periodike me të rinj, gjimnazist­ë, studentë, si dhe mësues e pedagogë synon të ndihmojë në njohjen e të shkuarës dhe në përballjen shoqërore me këtë periudhë. Megjithatë këto vizita në gërmadhat e ish burgut të Spaçit nuk mund të sensibiliz­ojnë pa praninë e dëshmitarë­ve të kohës, ish të burgosur që kanë kaluar një pjesë të jetës aty dhe dëshirojnë të ndajnë historinë e tyre me të rinjtë.

Integrimi i tyre në këto vizita i jep jo vetëm kuptim Spaçit si vend muze, por edhe vuajtjeve dhe rezistencë­s së tyre në diktaturë.

IDMC është e angazhuar të sensibiliz­ojë për rëndësinë e vizitave në vendet e kujtesës në gjithë Shqipërinë që ato të përfshihen në kurrikulën mësimore si pjesë e ekskursion­eve të detyruara për të gjithë nxënësit që ndjekin sistemin e detyruar shkollor”, thotë Dr. Jonila Godole, drejtore e IDMC.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania