Panorama (Albania)

Romani i kujtesës, dhimbjes e dashurisë

-

Adela është shoferja e autobusit të shkollës. Çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore, duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara. Shtëpi që ngjajnë me “fermën e fundit”, ku ajo është rritur, e që një liqen artificial e ka fshirë nga faqja e dheut së bashku me fëmijërinë e saj. Atëherë, Adela ishte një djalë i vogël ose më saktë “një vajzë në trupin e një djali”. Kur u kthye në qytezë, pas operacioni­t të saj, askush nuk e njohu. Njerëzit e mirëpritën dhe i dhanë punë. Ajo tashmë punon si shoferja e autobusit të shkollës, merr e çon rreth dhjetë fëmijë e adoleshent­ë, disa vëllezër e motra, historitë e të cilëve përzihen me të sajën. Vajzat e reja që ajo shoqëron me autobus janë një pasqyrë e dhimbshme: njëra ngjason shumë me adoleshent­en që Adela do të kishte dashur të ishte, gazmore, sensuale, e dashuruar; një tjetër është një motër e madhe, shumë e kujdesshme ndaj vëllait të vogël. Adela nuk ka qenë kurrë motra e madhe. Akseli, vëllai i vogël, nuk e kupton. U bënë dhjetë vjet që ai nuk pranon ta takojë e as t’i flasë, derisa një aksident në punë e detyron të shtrohet në spital. Bashkë me dorën, edhe diçka tjetër brenda tij është thyer e dialogu mes tyre nis sërish. Ky roman është analizuar edhe nga akademikë të ndryshëm ndërkombët­arë, që studiojnë përfaqësim­et e transgjino­rëve në kulturë. Ai është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë ( 2009), i çmimit “Télérama/ France Culture”, i çmimit “Lavinal të Pranverës së Lexuesve”, i çmimit të “Librarëve Francezë”, i çmimit “Marguerite Audoux”, i çmimit “Rosine Perrier” e të tjerë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania