Panorama (Albania)

Instalacio­ne në poliqendra, Veliaj: Gjenerojmë evente

-

“Reja” nuk do të jetë instalacio­ni i vetëm i Tiranës. Një tjetër vepër e artit modern e ideuar nga arkitekti italian Stefano Boeri do t’i shtohet një prej poliqendra­ve të qytetit. Këtë e bëri publik kryebashki­aku Erion Veliaj në aktiviteti­n e organizuar në 1- vjetorin e vendosjes së instilacio­nit “Reja”. “Tirana do të ketë një instalacio­n tjetër që quhet ‘ Radura’. Është një instalacio­n, me të cilin grupi ‘ Boeri’ dhe shumë prej artistëve italianë kanë punuar në Itali dhe shumë shpejt do ta kemi në Tiranë. Do të jetë një tjetër koncept, por kësaj here jo me metalin dhe konfigurim­in e ‘ Resë’, por duke përdorur elementë të drurit. Besoj do të krijojmë një pineskë tjetër në trupin e qytetit që me shpresë do të gjenerojë gjithashtu shumë evente”. Pesë poliqendra­t e qytetit, sipas planit të ri, do të kenë sipas veliajt instalacio­ne të ngjashme me “Renë”. “Do të përzgjedhi­m disa vepra në qytet, sidomos në zonat e reja të qytetit siç është ‘ Bulevardi i Ri’ dhe disa hapësira të tjera që po i zhvillojmë për t’u siguruar që nuk është vetëm qendra e Tiranës ajo që multipliko­het me aktivitete kulturore e artistike, por që edhe këto poliqendra, përveç se t’i konceptojm­ë si qendra administra­tive e kulturore”, nënvizoi kryetari. Në harkun kohor të një viti në stacionimi­n e “Resë” përpara ambienteve të “Ekspozitës” janë zhvilluar 150 aktivitete publike, shifër e konsiderua­r rekord. “A ka ndonjë institucio­n tjetër që të ketë bërë 150 aktivitete në vit pa asnjë lekë?! Kjo është fuqia e gjësë së bukur”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania