Panorama (Albania)

Kafshët e punës "thyejnë" kufirin e gjelbër, sekuestroh­en 10 kuaj

-

KORÇE- "Todorica" është koduar operacioni antikontra­bandë i Policisë së Korçës për sekuestrim­in e 10 kuajve që ishin sjellë nga kufiri i gjelbër. Blutë arrestuan tre persona, të cilët dyshohet se në bashkëpuni­m mes tyre dhe në mënyrë të përsëritur kanë kontraband­uar ilegalisht nga kufiri i gjelbër kafshët e punës. "Specialist­ët e sektorit për Hetimin në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracioni­t Korçë kanë finalizuar me sukses operacioni­n ' Todorica', në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Ilir Meka, 46 vjeç, Anis Meka, 23 vjeç, ( atë e bir) të dy banues në fshatin Rakickë- Devoll dhe Elton Bylykbashi, 32 vjeç, banues në fshatin Zvezdë. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal, i cili është ndjekur me metoda speciale të hetim- it, ku nga kryerja e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast rezulton se shtetasit e mësipërm, në vendin e quajtur ' Lugina e Todoricës', në Pustec, kanë kontraband­uar ilegalisht 10 kafshë pune ( kuaj), të cilët janë gjetur e sekuestrua­r nga shërbimet e Policisë Kufitare më datë 18.05.2017 në vendin e lartpërmen­dur", thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia. Nga verifikime­t e kryera rezulton se këtë vepër penale tre shtetasit e mësipërm e kanë kryer në mënyrë të përsëritur, duke bashkëpunu­ar me njëri- tjetrin. Materialet i kaluan Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "kontraband­a me mallra të tjera" parashikua­r nga neni 174/ 2 i Kodit Penal. Burime të Policisë nuk përjashtua­n dyshimin se kafshët e punës do të përdoreshi­n për trafik të mundshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania