Panorama (Albania)

Ora e bizhuteri me diamante, ndalohen në port dy italianë

Tentuan të shmangnin doganën: Do të testonim tregun shqiptar

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Tentuan të shmangnin tarifat doganore, duke futur në territorin shqiptar nëpërmjet Portit të Durrësit sende me vlerë ( bizhuteri), arrestohen dy italianët që kishin për qëllim shitjen e tyre në vendin tonë.

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për dy shtetas, pasi nuk kanë deklaruar gjatë kontrollit në Pikën Kufitare një sasi të konsiderue­shme të sendeve me vlerë. Bëhet me dije se ka filluar procedimin penal në ngarkim të shtetasve F. D., 34 vjeçe, banuese në Palermo dhe P. C., 39 vjeç, banues në Bisceglie, Itali. Në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, 34- vjeçarja dhe bashkëpunë­tori i saj u përpoqën të kalonin në mënyrë të paligjshme sendet me vlerë, me qëllim për t'iu shmangur detyrimit doganorë. Bizhuterit­ë ata i kishin futur në valixhe të vogla dore, me idenë se nuk do të kontrolloh­eshin im- tësisht në kufi. Mirëpo, agjentët kanë krijuar dyshime te dy shtetasit italianë dhe pas kontrollit gjetën e sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderue­shme bizhush si: varëse, ora të markave të ndryshme, unaza me gurë diamanti etj. "Më datë 26.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në P. K. K. Durrës u gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provave materiale një sasi e konsiderue­shme mallrash me vlerë si: ora të markave të ndryshme, varëse me ngjyrë floriri me gurë si ato të diamantit, byzylyk me ngjyrë si ato të floririt, unaza me gurë si ato të diamantit, vathë me ngjyrë si ato të floririt, si dhe me ngjyrë të bardhë dhe me gurë si ato të diamantit. Sendet e sekuestrua­ra, shtetasit e proceduar nuk i kishin deklaruar në doganë", sqaron Policia. Dyshohet se malli do të tregtohej në vendin tonë, ndërsa mësohet se dy personat kishin faturat blerëse, por tentuan të evitonin zhdoganimi­n e tyre, me qëllim për të mos paguar tarifën doganore. Ata akuzohen për veprën penale "mosdeklari­mi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". "Nuk kishim për qëllim për të kaluar pa doganë dhe në mënyrë të kundërligj­shme mallin në Shqipëri. Ne nuk dinim ku të shkonim dhe të kryenim procedurat, pasi kishim mungesë informacio­ni. Nuk kishim arsye të mendonim t'u shmangeshi­m tarifave doganore, pasi për mallin ne kemi faturat blerëse. Nuk njohim njeri këtu në Shqipëri, erdhëm për të testuar tregun", janë shprehur shkurtimis­ht shtetasit italianë, ndërsa kanë kërkuar avokatë dhe përkthyes për t'u përballur me policinë.

 ??  ?? Bizhuterit­ë e sekuestrua­ra
Bizhuterit­ë e sekuestrua­ra
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania