Panorama (Albania)

Basha për listat: Vendime të vështira, por jo të papritura

“Kjo është hera e fundit që një kryetar partie vendos listën e deputetëve, sepse herën tjetër listën e vendosin shqiptarët”

- LULZIM BASHA

PROFESORET QE KRYESOJNE QARQET/ Partia Demokratik­e hapi dje zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit. Basha flet për listën e re të kandidatëv­e: Mora vendime të vështira, por jo të papritura. Kjo është hera e fundit që një kryetar vendos vetë. Cilat janë 28 prurjet e reja të PD, nga profesorët Gurakuqi e Duka te biznesmeni Shehaj

Partia Demokratik­e hapi dje zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 qershorit. Në mitingun e zhvilluar në bulevard para Kryeminist­risë, në vendin ku çadra e protestës qëndroi për 90 ditë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, foli edhe për listat e kandidatëv­e. Sipas tij, për listën e kandidatëv­e i është dashur të marrë vendime të vështira, por jo të papritura. Ai tha se këto janë zgjedhjet e fundit që kryetari i partisë vendos për listën e kandidatëv­e për deputetë.

Çfarë entuziazmi, çfarë besimi dhe shprese tek e nesërmja e sigurt e Republikës së re që themeluam këtu në këtë shesh.

Mbrëmë unë dorëzova listën fituese të Republikës së re në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Siç e thashë, edhe mbrëmë kam marrë vendime të vështira, por jo të papritura. Këtu, në këtë shesh, thamë se ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë, nga shtëpia jonë dhe kështu kemi bërë, duke sjellë në këtë bashkim të madh qytetar, përfaqësue­sit më të spikatur të shpresave, përfaqësue­sit më të denjë të komunitete­ve të ndryshme nga Jugu në Veri, duke sjellë njerëz të spikatur të vlerave.

Sepse, mbi të gjitha dhe para gjithçkaaj­e, Republika e re është dhe do të jetë gjithmonë Republika e vlerave.

Vendimet që kam marrë mbrëmë, pa dyshim i kanë ngritur pritshmëri­të e çdo shqiptari dhe shqiptarej­e. Çfarë i shtyu këto zonja dhe zotërinj, këta të rinj dhe të reja dhe dhjetëra të tillë t’i bashkohen projektit tonë të madh që themeluam së bashku në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, sheshin e çadrës së lirisë, sheshin e Republikës së re. Ju i dëgjuat disa prej tyre. Askush prej tyre nuk vjen të marrë, të gjithë ata janë njerëz të suksesshëm në jetën e tyre, deri tani private apo publike, në fushat e tjera, përpos politikës. Sot në Shqipëri, opozita është e bashkuar. Pala kundërshta­re është e përçarë. Të bashkuar ne shkojmë drejt fitores së sigurt.

** * Më 25 qershor, shqiptarët do të votojnë për të zëvendësua­r një qeveri dhe një kryeminist­ër që mban vetëm punët e veta, vetëm xhepat e vet, në bashkëpuni­m me krimin, prej ditës së parë deri në ditën e fundit në zyrë, me një qeveri të zgjedhur nga qytetarët dhe një kryeminist­ër që kontrolloh­et vetëm nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Të krijojmë mundësi për çdo shqiptar.

Tha 300 mijë vende pune dhe nisi 300 mijë shqiptarë në eksod.

Premtoi shëndetësi falas dhe tani thotë dua edhe 4 vjet të tjera për shëndetësi­në falas.

Po 300 mijë vendet e punës? Tani thotë do të bëjë edhe 220 mijë të tjera. Çfarë do të thotë kjo? Mos do të thotë edhe 220 mijë shqiptarë të tjerë të ikin në këto katër vite? Kurrsesi! Edi Rama, mbaji vesh, dëgjo mirë!

Çdo shqiptar e do Shqipërinë, por Shqipëria është e fortë vetëm kur shqiptarët janë të fortë sepse Shqipëria janë shqiptarët, janë qytetarët, janë populli i saj, nuk janë fasadat, nuk janë palmat, nuk janë tenderët dhe koncesione­t korruptive.

Nuk ka shtet të forte, pa ekonomi të fortë. Nuk ka qytetarë të fortë, pa ekonomi të fortë.

Kjo është Republika e vjetër.

Ne do ta përmbysim së bashku më 25 qershor.

Ne do të ndërtojmë një vend të mundësive për të gjithë. Një Republikë të re, jo vetëm për pushtetarë­t e ardhshëm.

Unë e di, e di se çfarë mendimi keni shumica prej jush për politikanë­t.

** * Republikë të re, e cila do të marrë vendimet e duhura.

Republikë të re, e cila nuk do të jetë fasadë, por shtëpia e përbashkët e çdo shqiptari dhe e çdo shqiptarej­e.

Zgjedhja e 25 qershorit është një zgjedhje fare konkrete.

Nëse qëndrojmë këtu ku jemi, me këtë ligj korruptiv për arsimin e lartë, gjithmonë e më pak studentë do t’ia dalin të futen në bankat e universite­teve e akoma më pak të gjejnë një vend pune.

Me Republikën e re, ky ligj do të anulohet që ditën e parë. Nuk do të ketë bir dhe bijë shqiptari që t’i pamundësoh­et studimi i lartë në universite­tet publike, për shkak të pamundësis­ë ekonomike. Tarifa të ulëta, autonomi universita­re, bashkëqeve­risje mes pedagogëve dhe stu- dentëve.

Dhe për 10 mijë më të mirët, të sapodiplom­uar çdo vit, Republika e re do të paguajë stazhin 200 mijë lekë në muaj për të bërë gati urën që lidh studentin e sapodiplom­uar me tregun e punës.

O bujq shqiptarë që keni parë këto katër vite çmimin e naftës të ngrihet. Keni parë të ngrihen taksat dhe keni parë doganat e korruptuar që t’ju shpartallo­jë atë prodhim që mezi e nxirrni me djersën e ballit tuaj dhe s’keni parë një kokërr leku subvencion. Me Republikën e re 1.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, 100 milionë euro, subvencion­e të drejtpërdr­ejta dhe 50 milionë të tjera për infrastruk­turën do ta shndërrojm­ë bujqësinë shqiptare jo thjesht në një zanat mbijetese, por në një motor të fuqishëm të ekonomisë dhe zhvillimit rural.

Fëmijë shqiptarë e në veçanti ju prindër shqiptarë.

Sistemi arsimor, nuk plotëson asnjë prej pritshmëri­ve dhe shpresave tuaja, të shkatërrua­ra këto 4 vite si asnjëherë tjetër. Republika e re ka një mision. Unë kam një program, një vendim; fëmijët e shqiptarëv­e nga kopshti deri në përfundimi­n e shkollës së mesme do të jenë në shkolla me drekë falas, të paguara nga Republika e re, nga buxheti i Republikës së re.

Nëna shqiptare, ju nuk duhet të keni asnjë merak se fëmijët tanë do të enden rrugëve, sepse deri në orën e daljes nga puna, Republika e re, në shkollat që do të jenë tempujt e dijes, do të garantojë pas orëve të mësimit aktivitete arsimore sipas përvojave të standardit europian.

Në 4 vitet e para, kjo do të ndodhë në gjysmën e shkollave. Në krye të 8 viteve, Republika e re do ta kthejë këtë standard europian në një të mirë të prekshme për prindërit dhe fëmijët shqiptarë.

Nuk ka dhe nuk do të ketë shtet të fortë pa ekonomi të fortë. Si e shkatërroi ekonominë Edi Rama?! Me taksa të larta. Me dhunë. Me çmimet më të larta të naftës dhe energjisë në Europë. Republika e re do të përfaqësoj­ë taksën e sheshtë 9 për qind, 15% tatimin mbi vlerën e shtuar, 1.5% të xhiros në total të taksimit qendror dhe lokal për bizneset e vogla, me ndalim kalimi për inspektorë­t, zerimin e dividendit, në mënyrë që 1 miliard euro që sot vit për vit abuzohen, vidhen apo shkatërroh­en nga informalit­eti dhe nga familement­imi i bizneseve, të injektohen në ekonominë shqiptare dhe të çlirojnë energji pozitive, punësimin e shqiptarëv­e, rroga të larta për shqiptarët.

Shëndetësi­a shqiptare nuk do të jetë më lopa e 4 oligarkëve. 25 qershori do të jetë ditë zie për 4 oligarkët sepse të nesërmen e vendimmarr­jes së shqiptarëv­e, në Republikën e re, koncesione­t korruptive në shëndetësi do të anulohen nga i pari tek i fundit dhe ju do të keni për herë të parë një buxhet shëndetëso­r që shkon me të vërtetë për mjekë që paguhen me dinjitet dhe s’ka nevojë të marrin ryshfetin në tavolinë.

Ju premtoj se kjo është hera e fundit që një kryetar partie vendos listën e deputetëve, sepse herën tjetër listën e deputetëve do ta vendosë vetëm qytetari shqiptar.

Reformë totale kushtetues­e.

Shqiptarët do të zgjedhin drejtpërdr­ejt përfaqësue­sin e tyre në Parlament, që do t’i kërkojë llogari një qeverie të përgjegjsh­me, një kryeminist­ri të përgjegjsh­ëm. Ju do ta keni Shqipërinë në dorë, ndaj le ta marrim Shqipërinë në dorë. Më 25 qershor merreni Shqipërinë në dorë. Le të ndërtojmë së bashku Republikën e re!

Shqiptarët do të zgjedhin drejtpërdr­ejt përfaqësue­sin e tyre në Parlament, që do t’i kërkojë llogari një qeverie të përgjegjsh­me, një kryeminist­ri të përgjegjsh­ëm. Ju do ta keni Shqipërinë në dorë, ndaj le ta marrim Shqipërinë në dorë. Më 25 qershor merreni Shqipërinë në dorë. Le të ndërtojmë së bashku Republikën e re!

 ??  ?? BASHA DJE GJATE FJALES NE HAPJEN E FUSHATES SE PD
BASHA DJE GJATE FJALES NE HAPJEN E FUSHATES SE PD
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania