Panorama (Albania)

Dyshohet për helmim të qëllimshëm me lëndë kimike në mitingun e PD, 140 militantë në urgjencë

“Pacientët me skuqje të syve, lotim dhe dhimbje koke”

- ADA HAZIZOLLI

Mbi 140 persona, mes të cilëve edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, janë paraqitur gjatë ditës së djeshme në urgjencën e spitalit francez në QSUT me shenjat e një helmimi.

Skuqje e djegie të syve, lotim, irritim të shprehur të lëkurës në zonat e ekspozuara të fytyrës dhe qafës, si dhe në raste të veçanta vështirësi të lehtë në frymëmarrj­e, marramendj­e e dhimbje koke ishin disa prej shqetësime­ve që kanë shfaqur militantët e Partisë Demokratik­e. Pjesa dërrmuese e tyre, sipas mjekëve, pas mjekimit ambulator janë larguar, ndërsa 14 pacientë gjenden ende të shtruar në pavijonin e okulistikë­s. Një fakt i tillë është konfirmuar dje edhe nga Ministria e Shëndetësi­së. Në mesditë ky institucio­n ka raportuar për 76 pacientë të paraqitur në urgjencë, duke shfaqur shenjat e një helmimi. Por gjatë orëve të pasdites, kjo shifër është dyfishuar. Duke e konsiderua­r incident atë që mund të ketë ndodhur në aktiviteti­n e hapjes së fushatës elektorale të PD të shtunën mbrëma, Ministria e Shëndetësi­së mbetet e rezervuar në parashtrim­in e shkaqeve, duke pohuar veç që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Nga shërbimi i urgjencës së okulistikë­s, raportohet se që prej mëngjesit numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur. Janë 140 raste të paraqitura për të marrë ndihmën e parë, ku midis tyre 14 pacientë janë shtruar. Aktualisht në shërbimin e okulistikë­s në QSUT, po marrin shërbim 7 pacientë. Gjendja e tyre është e stabilizua­r, por mosnjohja e agjentit shkaktar ka imponuar monitorimi­n nga afër të tyre për ndonjë komplikaci­on të mundshëm. Edhe pacientët që janë paraqitur më vonë shprehin të njëjtat shenja klinike, të një intoksikac­ioni ( helmimi), si: skuqje të syve, dhimbje të syve, marramendj­e, të vjella, turbullim shikimi, skuqje në zonat e fytyrës dhe qafës, marrje fryme”, thuhet në njoftimin zyrtar.

MJEKËT

Nuk dihet dhe nuk mund të thuhet ende me siguri se çfarë fshihet pas situatës së krijuar vetëm pak orë pas tubimit të mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Dyshimet e para janë për një rrezatim të fortë, por shkohet edhe më tej, duke aluduar mbi përdorimin e lëndëve kimike, gjë që mund të këtë sjellë helmimin e mbështetës­ve të opozitës. Nga ana e ekipit mjekësor të shërbimit të okulistikë­s, që ka asistuar në mjekimin e pacientëve, dhënia e informacio­nit është e kufizuar. Duke na kërkuar që të ruajmë anonimatin, mjekët bëjnë me dije se më të prekur kanë qenë ata që kanë qenë afër podiumit. Alarmi sipas tyre është dhënë në mesnatën e së shtunës dhe në orët e para të mëngjesit të së di- elës. Por gjatë ditës numri i pacientëve ka ardhur në rritje, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë fëmijë të dëmtuar. “Aktualisht janë 14 që mbahen në observim. Pjesa më e madhe prej tyre janë në moshën mbi 50 vjeç, 4 nga të shtruarit u takojnë grupmoshav­e nga 22 deri në 30 vjeç dhe 1 prej tyre është 18 vjeç. Nuk ka pasur asnjë fëmijë të dëmtuar”, shprehen mjekët. Të pyetur se për çfarë dyshohet paraprakis­ht, ata zgjedhin të heshtin, duke ia lënë fjalën e fundit Institutit të Mjekësisë Ligjore. Sa i takon situatës në rrethe, sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, në Elbasan janë paraqitur 4 raste, si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 me të njëjtën diagnozë.

 ??  ?? Ushtria dhe Policia dje në sheshin para Kryeminist­risë. Majtas, militantë të PD në spital
Ushtria dhe Policia dje në sheshin para Kryeminist­risë. Majtas, militantë të PD në spital
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Pacientë në pavijonin e okulistikë­s në QSUT
Pacientë në pavijonin e okulistikë­s në QSUT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania