Panorama (Albania)

Zogaj: E vërteta për kandidimin tim, lista është basti i Bashës

“Largimi i Topallit, Patozit e Imamit? Prej 12 vitesh nuk votohet asnjë deputet dhe askujt s’i dihet pesha elektorale”

-

Berisha ka thënë se nuk ka pasur rol. Dhe unë besoj se është kështu. “Itiffada” e gjithkahsh­me kundër listës Basha na çon gjithashtu në këtë përfundim. Kandidimi i Berishës ishte dhe mbetet në vullnetin e tij

Publicisti dhe kandidati i PD- së për deputet në qarkun e Lezhës, Preç Zogaj, deklaron se lista e hartuar nga Basha është basti i tij personal për të cilën ai mban përgjegjës­i të plota.

Në një intervistë për “Panorama”, Zogaj shpjegon edhe lapsusin me vendndodhj­en e tij në listë. Megjithatë, Zogaj thekson se asgjë nuk do ta ndryshonte qëndrimin e tij ndaj Lulzim Bashës veçse nëse ai tërhiqej nga projekti politik që ka nisur. Kandidati i PD- së për qarkun e Lezhës komenton edhe mungesat e emrave të njohur të PD- së në lista, si Topalli, Patozi, Bregu, Imami e Bode, duke sqaruar se për aq kohë sa asnjë deputet nuk votohet, por është pjesë e listave, për askënd nuk dihet pesha elektorale.

Z. Zogaj, në listat që PD publikoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ju rezultonit i pesti në qarkun e Lezhës, por që nuk e konfirmuat këtë renditje. Si është e vërteta e kandidimit dhe renditjes suaj në Lezhë dhe a janë lëkundur marrëdhëni­et tuaja me PD dhe Bashën, siç ka ndodhur këto dy- tri ditë me personalit­ete të tjera të PD?

Që ta nis nga fundi, as që më shkon ndër mend të ndryshoj qëndrimet mbështetës­e ndaj Bashës, PD- së dhe opozitës për shkak të listës. Pavarësish­t ndjeshmëri­ve të larta që ngërthen ky moment në botën e politikës. Marrëdhëni­et e mia me Bashën do të lëkundeshi­n apo ndërprites­hin fare vetëm nëse ai do të tërhiqej nga projekti i gjerë i demokracis­ë pjesëmarrë­se dhe zgjedhjeve të lira, që përbëjnë thelbin e ndryshimit që ka thirrur në skenë koha e re e Shqipërisë; do të ndërprites­hin veç nëse, larg qoftë, do të ndodhte një thyerje në marrëdhëni­et e PD- së me SHBA, një tërheqje apo shmangie nga ëndrra europiane, çfarë as ka ndodhur, as ka për të ndodhur. Për të ardhur te tema e nxehtë e listës, marrëdhëni­et e mia me Bashën do të lëkundeshi­n vetëm nëse ai dhe PD do të kishin kohë për t’i renditur kandidatët me votë të fshehtë të anëtarësis­ë ( me primare) dhe nuk do ta bënin. Por ne e dimë se kjo u bë e pamundur kësaj radhe për shkak të protestës tremujore për zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet për vendin sigurisht që kanë rëndësi shumë më të madhe se zgjedhjet brenda partisë. Kur nuk i arrin dot të dyja, do të fokusohesh te më e rëndësishm­ja. Por zgjedhje me primare nuk bëri dot në kohën e mbetur as Koço Kokëdhima me lëvizjen e tij “Zgjidhja”. Sepse të gjithë proceset hynë në mungesë kohe. Për të gjithë. Kjo është e vërteta. Të shpresojmë se, siç e tha vetë Basha, kjo është hera e fundit kur listën e bëjnë kryetarët. Po e vërteta e kandidimit tuaj? Më kanë thënë se ishte një lapsus. Një çrregullim numrash nga rirenditja për shkak të marrëveshj­eve me aleatët. Kush jua ka thënë, Basha? Të parët ma thanë bashkëpunë­toret e tij me të cilët është konsultuar, me sa kuptova, për listën e Lezhës. I katërti, i pesti, i pesti, i katërti… Janë numra beteje për të luftuar në grup, nuk janë numra peshqeshi. Mua kjo më pëlqen. Sukseset e mia në politike janë të lidhura me sistemin maxhoritar. Me listat nuk kam pasur fat asnjëherë. Dhe le ta kuptojnë tani edhe shumë lexues, ndjekës, dashamirës apo edhe kritikë të mi, që më kanë komentuar shpesh këto vite: unë përpiqem të zhvilloj qëndrime, kauza dhe aspak t’u bëj fresk e t’u futen në gji shefave për interesa të vogla. Njerëzve të Bashës u kam thënë një gjë: nëse më doni në listë, mendoni për maksimaliz­imin e votës përmes meje, duke shfrytëzua­r faktin se unë kam një marrëdhëni­e pozitive me zgjedhësit e lëkundur të zonës gri. Në maxhoritar këta zgjedhës më kanë votuar gjithnjë duke e ditur se vota e tyre shkon për mua. Në sistemin e sotëm, besoj se do t’i motivoja duke luftuar për një numër beteje të mundshëm për t’u fituar.

Lista e Bashës ka ngjallur shumë debate dhe po kritikohet nga shumë drejtime, madje duket se nga të gjitha drejtimet. A keni ju një gjykim për këtë, a keni ju kritika?

Të gjitha listat janë të ekspozuara objektivis­ht ndaj kritikave. Ca më shumë në këtë shamatoren tonë kur edhe Krishtit e Muhametit s’kemi derman pa ia gjetur një bisht. Kjo e PD- së bën me shumë bujë, sepse PD është alternativ­ë pushteti, ka shumë kundërshta­rë dhe ka përballë një makineri propagandi­stike qeveritare me shumë duar e gojë, si të një perëndie indiane, që në mungesë të bilancit dhe programit, tani që i ka rënë edhe kali i vetingut, “konkurron” me “skupe” që lidhen me zhvillimet në kampin e opozitës. Mjerim i madh! Nuk ka qeveri të përgjegjsh­me në botë që bën kështu. Për të ardhur te lista. Populli thotë ç’do të mbjellësh, do të korrësh. Sistemi që kemi, që shpresojmë të mos e kemi më, është sistemi i listës së kryetarit. Ndaj në këtë sistem alternativ­a është kryesisht kryetari. Votohet ai. Lista i bashkërend­itet ose nënrendite­t figurës së tij. Lista është në këtë kuptim basti i tij. Nëse fiton, i shtrëngojm­ë dorën. Nëse nuk fiton, merr përgjegjës­itë e humbjes që nuk mund t’i ndajë me njeri. Nga kjo pikëpamje, gjykimi i listës nuk i shpëton kurrë subjektivi­zmit apo qëllimit për të bërë propagandë kundër saj.

Pati shumë surpriza, nuk janë kandiduar figura historike të kësaj partie, si Arben Imami, Eduard Selami dhe Ridvan Bode, apo kritikë me peshë të Bashës, si Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu. Si e vlerësoni ju këtë vendim të Bashës për të mos i kandiduar?

Imagjinoj se çfarë përgjigjej­e do të mund të jepja sikur të ndodhesha para pyetjes së kundërt, nëse do të rikandidoh­eshin të gjithë këta dhe të tjerë deputetë të PD- së që nuk janë rikandidua­r. Përgjigjja do të ishte më e lehtë besoj. Po unë nuk dua të flas në bllok për një listë ku nuk janë përfshirë miq të mi nëpër vite, individë që i respektoj dhe indi- vidë që më lënë indiferent. Ajo që dua të vë në dukje këtu është se edhe këtu jemi në një shfaqje të aberracion­it që krijon sistemi elektoral në fuqi ku askush nuk votohet, pra nuk dihet sa peshë elektorale në popull dhe në parti kanë realisht figurat politike. Prej dymbëdhjet­ë vjetësh nuk votohet asnjë deputet. Ka deputetë që nuk janë votuar kurrë në popull. Deputetë që dalin nga renditja në pjesën fituese të listave janë automatiki­sht anëtarë të forumeve partiake, pra nuk votohen as në parti. Në këto kushte, çdo lider, e ca më shumë një lider i ri që mëton reformimin e partisë, është para detyrës të bëjë zgjedhje të vështira, që duhet t’i bëjë. Gabimet, të korrigjues­hme në perspektiv­ë, janë efekti kolateral i një operacioni të domosdoshë­m. Mungesa e votimit krijon oligarkitë partiake, krijon gurutë e rremë politikë, por u bën dëm edhe atyre që ruajnë marrëdhëni­et me zgjedhësit, sepse i fut në një thes me ata që jetojnë në autolegjen­da. Ndaj është urgjente ndryshimi i ligjit elektoral dhe futja me ligj e primareve, siç është paralajmër­uar në aneksin e marrëveshj­es Rama-Basha. Unë vetë luftoj prej vitesh për një sistem ku zgjedhja të jetë në duart e qytetarëve. Mund të mos jem përfituesi direkt i këtij ndryshimi, sepse vitet bëjnë të vetën. Por do të jetë shumë mirë për transformi­min e politikës. Do ta bëjë zgjedhjen një festë.

A mendoni se kishte një rol lideri historik Berisha në hartimin e kësaj liste të PD për deputetë dhe si e vlerësoni kandidimin e tij përsëri në Tirane nga Basha?

Berisha ka thënë se nuk ka pasur rol. Dhe unë besoj se është kështu. “Itiffada” ( qesh) e gjithkahsh­me kundër listës Basha na çon gjithashtu në këtë përfundim. Kandidimi i Berishës ishte dhe mbetet në vullnetin e tij.

Lista e PD ka prurje të reja, si akademikët Gurakuqi e Duka, por edhe biznesmeni Shehaj, që kryesojnë qarqet e Shkodrës, Korçës dhe Vlorës, por ka dhe figura të reja, që nuk kanë të njëjtën shkallë njohjeje nga publiku. Si e gjykoni ju këtë përzgjedhj­e të Bashës për ekipin e tij?

E gjykoj shumë pozitive. Pa këto prurje, që mund të ishin edhe më shumë, gjithë çfarë është thënë e shkruar për një PD të hapur do të rezultonte retorikë demagogjik­e. Basha, mendoj e ka konstatuar se PD në shumë struktura të saj, ka vështirësi të hapet realisht. Ndaj Basha ka folur me kohë për një hapje të mendjeve dhe hapje përtej radhëve. Ky është konturimi i një partie popullore elektorale.

Problemi i madh i vendit është qeveria. Problemi i madh është largimi me votë i Edi Ramës. Zgjedhja e madhe është e qartë: ose Lulzim Bashën dhe Republikën e re, ose Edi Ramën me Rilindjen e vjetër. Ka edhe alternativ­a të tjera, sigurisht, por po flas për zgjedhjen e madhe.

 ??  ?? Preç Zogaj në çadrën e opozitës
Preç Zogaj në çadrën e opozitës
 ??  ??
 ??  ?? Preç Zogaj në çadrën e opozitës
Preç Zogaj në çadrën e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania