Panorama (Albania)

Çmimi “Kadare” shkon në Kosovë, Viron Graçi del kundër jurisë

Musa Ramadani, shkrimtari e poeti nga Gjilani, u përzgjodh më i miri, në garë të fortë me Vrion Graçin

-

Shkrimtari nga Kosova, Musa Ramadani, është fituesi i çmimit "Kadare" me romanin e tij "Profeti nga Praga". Për të tretin vit u nda çmimi letrar, i organizuar nga Instituti Europian "Pashko", me mbështetje­n e Universite­tit Europian të Tiranës.

Ceremonia u zhvillua gjatë Ditëve Letrare të Razmës, ku u zhvillua edhe një konferencë shkencore mbi raportin e letërsisë me kujtesën, organizuar nga Departamen­ti i Komunikimi­t dhe Marrëdhëni­eve me Publikun të Universite­tit Europian të Tiranës. Por pa dyshim kulminacio­ni i këtij aktiviteti ishte ndarja e çmimit "Kadare". Juria e përbërë nga Bashkim Shehu, kryetar, Ylljet Aliçka, Mirela Oktrova, Ledia Dushi e Agim Baçi, pas një pune të gjatë seleksionu­ese, duhej të vendosnin mes 6 veprave finaliste. Këto të fundit u seleksionu­an mes 36 dorëshkrim­eve nga autorë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolës­e, që u dorëzuan gjatë muajve të aplikimit për këtë çmim. Pas një debati të gjatë mes anëtarëve të jurisë, mes veprave të dy autorëve, Vrion Graçit dhe Musa Ramadanit, me një raport 3 me 2, u shpall fitues ky i fundit. Ky çmim shoqërohet nga një vlerë monetare prej 10 mijë eurosh, përveç botimit të veprës nga Botimet Mapo. Vepra e Musa Ramadanit, "Profeti nga Praga", u konsiderua nga juria si një roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. "Duke qenë i strukturua­r në tregime të lidhura fort me njëratjetr­ën, ' Profeti nga Praga' shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative. Një roman për letërsinë, si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj kontekstev­e dhe konotimeve të ndryshme". Ceremonia e dhënies së çmimit "Kadare" 2017 do të zhvillohet në ditët në vazhdim në Universite­tin Europian të Tiranës. KUSH ËSHTË MUSA

RAMADANI: Musa RAMADANI ( 1944) u lind në Gjilan të Kosovës. Ishte fare fëmijë, kur bashkë me familjen u deportua në Prizren, ku ka përfunduar një pjesë të shkollimit fillor, për ta vazhduar më pas në Gjilan. Ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjik­e - Dega e Letërsisë dhe e Gjuhës shqipe në Prizren. Nga viti 1965 ka qenë gazetar, recensent teatror dhe redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën "Rilindja". Shkrimet e para i botoi te revista "Jeta e Re" dhe te javorja "Zëri i Rinisë". Çmimi i parë për poezi dhe ai i dyti për prozë, në konkursin letrar të zhvilluar në vitin 1968 në Kosovë, e motivuan që t'i përkushto- het letërsisë. Ka botuar vëllimet poetike: "Mëkatet e Adamit" ( 1969), "Thirravaje" ( 1971), "Neurosis" ( 1973), "Muzat nuk flenë" ( 1976), "Alfabeti i neurozave" ( 1982), "Eugjenika e tri deteve" ( 1986), "Nostalgjia antike" ( 1990) dhe "Mëkatet e E( ha) vës" ( 2010), si dhe veprat në prozë "Romani pa Kornizë", roman ( 1975), "Fluroma", tregime ( 1978), "Zezona", roman ( 1978), "Ligatina", roman ( 1983), "Satana ma vodhi gurin e urtisë", tregime ( 1987), "Vrapuesja e Prizrenit", roman ( 1995), "Antiproces­ioni", roman ( 1997), "Inamor: 55", minitregim­e ( 2000). Në 1984 botoi dramën "Moisiu në Unazën e Inflandit", e cila u inskenua në Teatrin e Gjakovës dhe atë të Prishtinës. Ka botuar edhe dy libra eseistikë: "Fjala në skenë" ( 1980) dhe "Premiera shqiptare" ( 1994). Përkthimi ka qenë një tjetër pasion i tij, duke sjellë në shqip autorët Dino Buxati, Sadek Hedajat, Hajner Myler, Per Lagerkvist, Jashar Kemal, Jezhi Andzhejvev­ski etj.

 ??  ?? Juria duke shpallur çmimin
Juria duke shpallur çmimin
 ??  ?? Henri Çili, Bashkim Shehu dhe Belina Budini, gjatë ceremonisë së Çmimit “Kadare”
Henri Çili, Bashkim Shehu dhe Belina Budini, gjatë ceremonisë së Çmimit “Kadare”
 ??  ?? Autori fitues, Musa Ramadani
Autori fitues, Musa Ramadani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania