Panorama (Albania)

Pse dhe kur Lulzim Basha u ndje i fortë?

- MENTOR NAZARKO

Lulzim Basha me ndihmën e Berishës dha një shembull autoriteti të...

... papreceden­të, kur me një të rënë të lapsit nxori jashtë listës së kandidatëv­e për deputetë 4 figura me histori personale në PD, por jo vetëm. Së pari, Jozefina Topallin, qëndrestar­en e partisë prej 96- s, ish- kryetaren e parlamenti­t. Pastaj Majlinda Bregun, fytyrën europiane të PD- së në marrëdhëni­et me institucio­net e Bashkimit; duke vijuar me Astrit Patozin, deputetin gazetar luajal të Berishës, por me qëndrime korrekte. Më në fund, por jo për nga rëndësia dhe Eduard Selamin, ardhja e të cilit prej SHBA- ve, ishte mbyllja e kapitullit të të rikthyerve të shquar në PD, të përzënë dhe dhunshëm prej saj nga Berisha. Dhe sikur të mos mjaftonin këta të katër, kanë mbetur jashtë listës dhe të tjerë, si Arben Imami, Ridvan Bode, Genc Ruli etj.

Këtë akt përjashtim­i kaq masiv, kaq tingëllues, kaq zhgënjyes dhe për analistët me origjinë letrare, po e quajmë akt autoriteti. Ngjan se ky akt hëpërhë nuk ka vlerë tjetër të shtuar, të paktën publike, nëse Bashës i është nevojitur autoritet. Autoriteti pastaj mund të prodhojë vlera të tjera. Dhe ja përse.

Po e nisim me dobësinë e aktit, për të shkuar te forca e tij. Mbase në dialektikë­n e re të krijuar brenda partisë, brenda elektorati­t të saj, forca individual­e e gjithsecil­it prej të përjashtua­rve ka rënë, por të katër bashkë janë shumë. Po t’i shtosh dhe të përjashtua­rit e tjerë që nuk po bëjnë aktualisht asnjë zhurmë në vetë të parë, të larguarit përfaqësoj­në një miriadë interesash, lidhjesh, grupesh, të cilët po demotivohe­n për t’u përfshirë në fushatën e PD- së. Mospërfshi­rja e koordinato­rëve të PD- së në listë ishte gjithashtu pjesë e këtij akti autoriteti dhe fuqie. Dhe pakënaqësi­a, forca e tyre ( konfirmuar nga një ish- deputete si Arbiola Halimi) u duk paksa dhe në tubimin shpallës të fushatës elektorale të PD-së, kur pjesëmarrj­a nuk ishte e lartë si dikur.

Ky akt autoriteti ka ardhur në një kohë të veçantë, në një vend të veçantë. A ka qenë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur?

Me gjasë, nëse Basha do ta vendoste listën para negociatav­e me Ramën, do mendohej gjatë para se t’i përjashton­te gjithë këto kategori individësh. Por sot është ndryshe. Basha ndihet i fortë dhe kjo ngjan arsyeja pse ka bërë një akt kaq të rëndësishë­m, sa të flakë njëherësh një numër kaq të madh ish- ministrash, deputetësh, njerëzish me ndikim në nivel lokal dhe kombëtar nga lista dhe të hyjë në zgjedhje.

Në këtë akt force, apo autoriteti, me gjasë kanë ndikuar dy momente.

Së pari, marrëveshj­a me Ramën. Është krejt e qartë se kjo marrëveshj­e e ka fuqizuar Bashën jo thjesht për disa muaj, por në afat më të gjatë nëse do të luajë mirë. Basha papritmas rifitoi qoftë dhe pjesërisht imazhin e shkatërrua­r para ndërkombët­arëve, europianëv­e, amerikanëv­e, kancelariv­e apo BE- së, si pasojë e refuzimit të propozimev­e të tyre antikrizë. Me marrëveshj­en, me retorikën e sotme, ai i ka rikthyer diçka imazhit të vet të mëparshëm. Po ashtu dhe perspektiv­a e ko- alicionit me bazë të gjerë, që ngjante utopike, hënore, galaktike, por që sot ngjan reale më shumë se kurrë, motivon elektorat, njerëz, biznese dhe kësisoj forcon Bashën si lider. Me perspektiv­ën e kësaj marrëveshj­eje, Basha ka pajtuar dhe Berishën, i cili në fund të fundit për shkak të moshës, mendon më shumë për historinë, sesa Rama dhe Basha. Për të do ishte një dalje nga politika shumë paqësore për të, si nun, si protektor i marrëveshj­es PD- PS, sesa si luftarak sherrxhi i të enjteve parlamenta­re, apo si artikulues i kualifikua­r i mijëra qytetarëve dixhitalë të rrejshëm apo realë. Por jo vetëm kaq. Prapa Berishës, bashkë me të, qëndron një grup politiko- ekonomik pushteti që kërkon përfaqësim në tepsinë e pushtetit. Dhe ky përfaqësim i është premtuar dhe ofruar si u duk në listën e ministrave të përfshirë në qeverinë e udhëhequr nga Rama, që ishin me origjinë kryesisht Berishën.

Pra, Basha u ndje i fortë edhe për një arsye të dytë. Pse ka një ndarje të pyllit- thotë Ngjela- me Berishën. Ti do kesh pjesëmarrj­en në ekzekutiv, ndërsa unë grupin parlamenta­r. Basha nuk do mund të hiqte Jozefina Topallin nga lista, nëse nuk do ta

lejonte Berisha. Por duket se ai ia ka dhënë lejen për ta bërë. Nga një këndvështr­im jashtë Partisë Demokratik­e, përtej lehtësisë për Bashën për të krijuar një grup parlamenta­r luajal ndaj tij, pa bezditë shpotitëse të ish- ministrave të fuqishëm të Berishës, apo përbuzjes së hapur të Topallit, në këtë akt autoriteti ka një moment autokritik. Me mospërfshi­rjen e tyre sot në listë, pranohet se të përjashtua­rit u larguan drejtësish­t nga pushteti në 2013- n, dhe si pasojë nuk meritonin vijimin e karrierës në rresht të parë në 2017- n. Pra, Basha në emër të PD- së, rimori përgjegjës­inë e humbjes për ta.

Të dyja arsyet e mësipërme janë pandehma, të mbështetur­a në shfaqjet e jashtme të politikës. Është krejt e qartë se Basha do jetë më i fortë nëse fut PD- në në një qeverisje të përbashkët. Pavarësish­t nëse humb zgjedhjet dhe me çfarë rezultati. Përfshirja në qeverisje, në një formë ose tjetrën, krijon një dinamikë të re, pozitive, tërheqëse elektorali­sht, përmirësue­se të imazhit etj., dhe ai Bashë që do shohim, do jetë vetvetja, Basha real, pa Berishën pas. Por nëse nuk futet në qeverisje, nëse PD del keq në zgjedhje, atëherë gjithë këta individë, me dukshmëri publike, me fuqi ndikuese, edhe ekonomike nëse doni, me interesat që përfaqësoj­në do t’i kërcejnë në kurriz Bashës. Si rivalë, si përçarës, si diversivë. 22 korriku, kur skadon mandati i tij i kryetarit, i zgjedhur sipas parimit « një anëtar, një votë » , alla PD, është afër.

Patozi si thoshte Rama dje, me gjasë nuk e ka kuptuar mirë çfarë i ka thënë në parlament, për atë nëse do të ishte deputet, ose jo. Por me siguri, takimi Rama- Basha dhe marrëveshj­a e tyre, ka nxitur guximin e Bashës për t’u shkëputur nga e kaluara, për t’iu imponuar Berishës, për të ndarë pyllin me të, dhe për të larë hesapet me gjithë ata që e kanë bezdisur më parë. A është me vlerë elektorale kjo- mbetet për t’u parë…

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania