Panorama (Albania)

Debati i gabuar për listën “Basha”

- BESART KADIA

Lulzim Basha këtë fund javë ka kryer aktin e parë të plotë të tij si politikan i...

... forcës më të madhe opozitare. Cilido lider politik të kishte marrë timonin e Partisë Demokratik­e në vitin 2013, do ta kishte të vështirë të arrinte deri në fund të mandatit me këtë bilanc pozitiv që ka sot Lulzim Basha dhe Partia Demokratik­e.

Për sa u përket vështirësi­ve, mos harrojmë se në 2013 PD dukej se do të qëndronte gjatë në një proces rinovimi e konflikti të mundshëm të brendshëm. Për katër vite të djathtë dhe të majtë opinion publik e gazetarë qortonin Bashën se përse ai mbante akoma emra ish- ministrash në parti, e për këtë arsye opozita e tij ishte e ngarkuar me paragjykim­e si e pabesueshm­e.

Basha mori Partinë Demokratik­e në kushtet kur elektorati i dha një verdikt tejet negativ në zgjedhjet e 2013, duke prodhuar një maxhorancë dispoporci­onalisht më të madhe se qe e shëndetshm­e për demokracin­ë e vendit, e cila u keqpërdor nga qeveria Rama në kurriz të qytetarëve dhe të opozitës. Po ashtu jo në favor të tij ishte fakti se ishkryemin­istri dhe ish- kryetari i partisë Sali Berisha ishte në parlament e ai jashtë. Ky disavantaz­h i Bashës rritej akoma më shumë teksa betejën politike ishte i detyruar ta bënte si opozitar nga selia e tij e jo në kohë reale me kryeminist­rin Rama dhe në kushtet kur grupi parlamenta­r i kohës detyrimet politike ia kishte ish- liderit të partisë e jo atij. Po ashtu në disavantaz­h iu kthye dhe reforma territoria­le, e cila ishte krejtësish­t një “Gerrymande­ring” shqiptar që dha rezultat negativ në shumë qytete të mëdha. Rezultati i zgjedhjeve nuk u ndihmua dhe nga fakti qeveria përdori asetet shtetërore në zgjedhje e intimidoi elektorati­n sipas raportit të OSBE.

Në pamje të parë nga një pretekst opozitar shqetësimi për rritjen e prodhimit të kanabisit u shndërrua në kauzë të mprehtë politike, duke rezultuar, megjithëse me bojkot gjashtë mujor, në fitoren e parë në formën e ligjit të dekriminal­izimit që largon Roshërat nga politika. Ligjërisht opozita ka mundur qeverinë në shumë kauza në Gjykatë Kushtetues­e, duke u siguruar që të drejtat e qytetarëve të mos abuzohen nga pushtet i pakufizuar. Me të njëjtin parim, pavarësish­t negociatav­e të gjata e të vështira me ndërkombët­ar, opozita e Lulzim Bashës arriti t’i jepte formë sipas frymës së opozitës edhe reformës në drejtësi në korrik të vitit të sh- kuar. Rezistenca dhe karakteri i fortë opozitës gjatë 90 ditëve protestë në çadër dhe mitingjeve të mëdha bënë që sot Lulzim Basha të hyjë në zgjedhje me PS e LSI të ndarë, e kjo nuk është pak.

Si rrallëherë opozita ka bërë publike edhe alternativ­ën e saj qeverisëse në formën e programit politik dy vite para zgjedhjeve të përgjithsh­me, duke ofruar përgjegjsh­mëri dhe besueshmër­i në publik. Për më tepër ka ofruar në publik dhe ekipin e tij me anë të koordinato­rëve kombëtarë, të kryesisë së partisë, të departamen­teve politikë në parti, të forumeve rinore etj. E ardhmja është e ndërthurur me historinë e rëndësishm­e që PD ka pasur në qeverisjen e vendit. Për këtë arsye PD ka pranuar kontributi­n e gjithsecil­it në parti edhe atyre të larguarve herët ose rishtazi nëpërmjet departamen­tit të “Kontribute­ve Historike” që kryesohet nga Z. Jemin Gjana.

Sot në media dhe në opinion publik vihet re një debat i gjatë i panevojshë­m dhe personal për emrat konkretë në listën e propozuar nga PD për zgjedhjet e vitit 2017. Pa u përqendrua­r në emrat konkretë opozita katërvjeça­re e PD- së ka çuar në një ekuilibër të ri në favor të saj mes forcave politike në vend që ishte e paimagjinu­eshme edhe para katër muajve. Opozitë e bashkuar e përfaqësua­r brenda PD- së e një e majtë që konkurron me njëra- tjetrën për zgjedhje. Ky avantazh strategjik që vjen si pasojë e lëvizjeve të opozitës në muajt e fundit nuk duhet shpërdorua­r.

Basha ka ekip të tij qeverisës që është shumë herë më i madh e politik sesa lista me përfaqësue­s për parlament e programi i PDsë për ekonominë është pa dyshim një program që përmirëson ekonominë e vendit dhe jetën e çdo qytetari. Emrat në listë? Lexoni programin Basha. * Sekretar për Sipërrmarj­en e Lirë në PD

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania