Panorama (Albania)

Nga ‘ Bufeja e madhe’ tek ‘ Artisti’, spiunët e Edison Gjergos

"Gjethja e mollës", "Artisti", "Bufeja e madhe" ishin disa nga pseudonime­t e agjentëve dhe të infiltruar­ve

- ALMA MILE

"Gjethja e mollës", "Artisti", por mbi të gjitha "Bufeja e madhe". Këto ishin disa prej pseudonime­ve të agjentëve dhe të infiltruar­ve, që futën në grackë dhe që çuan drejt dënimit piktorin Edison Gjergo, autorin e tablosë së famshme "Epika e yjeve të mëngjesit".

Se cilët janë emrat që fshihen pas këtyre pseudonime­ve, sigurisht e dinë jo vetëm ata vetë, por edhe bashkëpunë­torët e dikurshëm. Nuk dihet nëse janë ende gjallë, nëse ndiejnë brerje ndërgjegje­je apo mendojnë se kanë kryer thjesht "detyrën".

Muret e "Shtëpisë së gjetheve" kanë dëgjuar për së pari të qara fëmijësh, kur në kohën e Mbretit Zog u ndërtua si maternitet, e më vonë, në kohën e diktaturës, do dëgjonte biseda, përçartje gjithëfarë­sojesh... Atje ku dikur lindte jeta, lindte përndjekja, pse jo edhe vdekja. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve, i hapur vetëm pak ditë më parë, i ngjan një labirinti. Realizuesi­t kanë ruajtur strukturën e mëparshme, kanë ruajtur aparaturat dhe e kanë mbushur me zëra të së kaluarës. Qindra histori e sekrete fshihen aty. Një ndër to edhe historia e piktorit Edison Gjergo. Një dhomë e muzeut i është kushtuar pikërisht rastit të piktorit, që u dënua sepse nuk e pëlqente realizmin socialist, sepse zjarri që ngrohte partizanët në tablonë e tij ishte "irreal". "Ishte realizuar me mjete formaliste të artit ekspresion­ist, kubist të një eklektizmi e të një çorbe borgjeze revizionis­te, që cenon rëndë përmbajtje­n", dilte në përfundim Lidhja e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve në ekspertizë­n e saj për veprat e Gjergos. Në "Shtëpinë e gjetheve" është zbardhur dosja e piktorit, që në momentin kur filloi të ndiqej nga agjentë si "Bufeja e madhe" e si spiunohej nga kolegët e tij artistë me pseudonime­t "Artisti" apo "Gjethja e mollës". Bashkë me raportimet e detyrat që u jepeshin të infiltruar­ve, jepen edhe karakteris­tikat e agjentëve dhe si ishin rekrutuar ata. Në këtë rast, të "Bufesë së madhe", që nuk dihet pse ka pasur këtë pseudonim, sepse i pëlqenin bar- bufetë e kohës apo bufetë që mbaheshin në dhomat e ndenjjes shabllone të viteve të diktaturës. Mësohet se "Bufeja e madhe" kishte pranuar të bëhej pjesë e organeve të Sigurimit të Shtetit, në këmbim të lirisë, pasi vuante dënimin për "veprimtari armiqësore". Falë vullnetit të "Bufeve të mëdha", "gjetheve të mollës" e "artistëve", Edison Gjergo u arrestua dhe u dënua për "agjitacion e propagandë". Doli nga burgu në vitin 1982 dhe vdiq në moshën 50- vjeçare, tërësisht i shkatërrua­r, në vitin 1950.

 ??  ?? EDISON GJERGO ( NE RRETH), ME SHOKET GJATE VITEVE TE INSTSTITUT­IT TE LARTE TE ARTEVE
EDISON GJERGO ( NE RRETH), ME SHOKET GJATE VITEVE TE INSTSTITUT­IT TE LARTE TE ARTEVE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania