Panorama (Albania)

“Është hedhur pluhur në distancë 4 metra nga ana e Kryeminist­risë”

-

“Është hedhur pluhur në distancë 4 metra larg podiumit nga ana e Kryeminist­risë në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shteti”. Kështu pohon një prej pacientëve të paraqitur në pavijonin e Okulistikë­s në QSUT. Në intervistë­n dhënë për gazetën, 35-vjeçari nga Tirana, me inicialet B. K., pohon se pluhuri ka nisur të hidhet gjatë kohës që në podium ishte ngjitur për të mbajtur fjalën kryetari i opozitës Lulzim Basha. Por duke menduar se tymnaja e krijuar ishte për efekt fushate, nuk i ka dhënë rëndësi.

Keni qenë pjesë e mitingut të Partisë Demokratik­e dje. Sa larg podiumit ishit?

Kam qenë dy metra larg podiumit.

Kur nisën shqetësime­t e para?

Pak orë pas mitingut, rreth orës 10 të darkës.

Kam pasur dhimbje të mëdha tek sytë, irritim të qepallave dhe dhimbje koke.

Në urgjencë, kur u paraqitët?

Nuk e kuptova menjëherë. Mendova se ishte diçka kalimtare dhe nuk i dhashë tepër rëndësi. Por gjatë ditës së sotme, kur pashë ata që po ndodhte, kuptova se nuk ishte rastësore. Erdha që të vizitohem. Na dhanë mjekimin dhe u ktheva në shtëpi. Prej merakut jam rikthyer sërish.

Çfarë thanë mjekët kur ju vizituan? Nga se mund të jetë shkaktuar?

Nuk e kanë përcaktuar nga se është shkaktuar. Dëmtimi që kam pësuar është i dukshëm, por janë të paqarta shkaqet. Ju keni dyshime? Mbaj mend diçka, por nuk i kam dhënë rëndësi. Është hedhur pluhur në distancë 4 metra larg podiumit nga ana e Kryeminist­risë në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mendova se ishte për efekt fushate, pra diçka fes- tive, ndaj nuk i dhashë rëndësi. Më pas e bëra lidhjen. Kur ndodhi kjo? Në momentin që mori fjalën kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha.

Personat e tjera me të cilët ishit të shoqëruar, a kanë pasur shqetësime të ngjashme?

Në dijeninë time janë dytre persona që janë hasur me simptoma të ngjashme.

 ??  ?? Hapja e fushatës së PD
Hapja e fushatës së PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania