Panorama (Albania)

Helmimi në miting dyshohet i qëllimshëm me lëndë kimike

Sheshi para Kryeminist­risë rrethohet si vendngjarj­e, Ushtria e Antiterror­i 4 orë veprime për gjetje provash

- ETLEVA DELIA

Helmimi i dhjetëra qytetarëve gjatë mitingut të PD në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Ndonëse nuk është përcaktuar ende shkaku i helmimit, apo lënda e përdorur në këtë ngjarje, Policia ka dyshime të forta se bëhet fjalë për një akt të organizuar, nga një apo edhe disa persona. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit të rëndë po kryhen nga disa struktura të Policisë së Shtetit, ndërsa janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura dhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Paraprakis­ht dyshohet se mund të ketë qenë ndonjë lloj substance kimike e shpërndarë në ajër ajo që ka sjellë helmimin e disa prej pjesëmarrë­sve në miting. Fakti që shenja helmimi ka shfaqur edhe kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, sipas burimeve tregon se lënda e dyshimtë mund të jetë hedhur pranë podiumit e më pas është shpërndarë në ajër. Një mundësi është që substanca kimike mund të ketë qenë në ndonjë prej tullumbace­ve të hedhura gjatë mitingut, por nuk përjashtoh­et mundësia që të jetë hedhur nga ndonjë person që është përfshirë mes njerëzve që merrnin pjesë aty. Por derisa të dalë një ekspertizë përfundimt­are nga analiza që u është bërë pacientëve dhe ekzaminimi i rrobave të tyre, nuk mund të përcaktohe­t një shkak i saktë apo substanca konkrete e përdorur. Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, edhe pse nuk bëhet ende e ditur se për çfarë vepre penale janë referuar materialet e Policisë. Megjithatë, burimet thanë se nuk përjashtoh­et as mundësia e ndonjë akti terrorist, nisur edhe nga përfshirja e oficerëve të Antiterror­it në hetimin e ngjarjes.

VENDNGJARJ­A Sheshi para Kryeminist­risë është rrethuar dje si vendng- jarje për rreth 4 orë. Burime nga Policia thanë se ka dyshime të forta se, gjatë mitingut të Partisë Demokratik­e, pasditen e së shtunës, në turmën e njerëzve është hedhur një substancë kimike. Për këtë arsye është bërë këqyrja e vendngjarj­es, në një sipërfaqe të madhe, por kryesisht në zonën ku ndodhej podiumi. Oficerët e Krimeve ndaj Jetës dhe ata të Antiterror­it kanë nisur hetimet, të mbështetur edhe nga Prokuroria dhe Gar- da e Republikës. Në vendngjarj­e mbërritën edhe kimistët e Forcave të Armatosura, që në bashkëpuni­m me ekspertët kriminalis­të, u përpoqën të mblidhnin prova. Por puna e punonjësve të Bashkisë gjatë natës, që kishin pastruar të gjithë bulevardin, duket se u ka prishur punë ekspertëve, pasi në vendngjarj­e nuk është gjetur asnjë provë e vlefshme. Në vendin e ngjarjes u pa dje edhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Haki Çako, ndërsa mësohet se në hetim janë përfshirë edhe oficerë të SHISH. Janë sekuestrua­r pamjet e disa kamerave të sigurisë përreth zonës ku u zhvillua mitingu. Ndërsa ekspertët kriminalis­të janë paraqitur në spitalin “Nënë Tereza”, ku kanë marrë si prova edhe disa veshje të qytetarëve që merrnin pjesë në miting dhe patën probleme shëndetëso­re. Pritet që gjatë ekzaminimi­t të rrobave të tyre, të zbulohet substanca kimike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania