Panorama (Albania)

Basha pas vizitës në spital: Të gjenden autorët, kudo qofshin

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka qenë një nga pacientët që ka qëndruar më gjatë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, për shkak të dëmtimeve të konstatuar­a nga mjekët pas mitingut të PD-së. Njerëz të afërt të kreut të PD- së konfirmojn­ë se Basha i ka ndier simptomat në orët e mbrëmjes së ditës së shtunë. Gjithashtu, edhe njerëzit që bëjnë pjesë në grupin e sigurisë pranë tij, kanë shfaqur simptoma të skuqjes së fytyrës dhe lotim nga sytë. Pas kësaj, kreu i PD- së i është drejtuar Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Basha ka qëndruar përgjatë gjithë natën në spital ditën e shtunë dhe mëngjesin e së dielës është larguar QSUT. Por, pavarësish­t se doli nga spitali, gjendja e kreut të PD- së nuk ka qenë e mirë, ndaj edhe ai ka anuluar të gjitha takimet e zhvilluara paraditen e djeshme. Në një reagim për mediat lidhur me këtë ngjarje, Basha u shfaq sërish me simptoma të skuqjes së syve. Duke siguruar se ajo që ndodhi nuk lidhej me tullumbace­t që u hodhën, Basha kërkoi që të dalin përgjegjës­it kushdo qofshin, duke mos përjashtua­r as elementë pranë forcës së tij politike. “Kam folur me shumë prej të prekurve, fatmirësis­ht efektet janë anësore dhe të përkohshme, joserioze dhe të gjithë janë të vendosur. Të gjithë e dimë që kjo nuk ishte një tullumbace. Ndërsa presim zbardhjen dhe vënien para përgjegjës­isë të autorëve, kushdo qofshin ata, po bëjmë edhe analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace. Por unë mund t’ju them se është detyra e autoritete­ve shtetërore të vendosin para përgjegjës­isë autorët, kushdo qofshin. Nëse nuk ndodh, kjo është një tjetër provë e gjunjëzimi­t total të shtetit. Ne do të bëjmë analizën tonë. Ne nuk do të ndalim. Unë do të vazhdoj fushatën sonte në orën 19: 00, në mitingun hapës në qytetin e Fierit. Asgjë nuk do të më ndalë mua dhe opozitën e bashkuar drejt fitores”, deklaroi Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania