Panorama (Albania)

Dorëheqjet nga lista e PD, KQZ jep 24 orë afat

Tërhiqet kreu i PD në Shkodër e Sazan Guri nga Berati

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë afat Partisë Demokratik­e deri pasditen e sotme për të plotësuar listat e kandidatëv­e për deputetë së bashku me formularët e dekriminal­izimit për çdo kandidat.

Pas një mbledhjeje maratonë dhe debateve të shumta mes anëtarëve të maxhorancë­s dhe opozitës lidhur me zbatimin e Kodit për pranimin e listave të kandidatëv­e për deputetë, anëtarët e PD- së e LSI- së në KQZ bashkuan votat për t’i dhënë 24 orë opozitës të plotësojë listat e saj. Lista e dorëzuar mbrëmjen e së premtes në KQZ nga sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, përmbante vetëm 94 kandidatë për deputetë në 12 qarqet e vendit, nga 140 emra që çdo forcë politike duhet të paraqesë. Përfaqësue­sit e PSsë në KQZ deklaruan se PDja nuk ka dorëzuar asnjë formular dekriminal­izimi për kandidatët e saj për deputetë në të gjitha qarqet e vendit. “Një parti opozitare që kërkon të bëjë Republikën e re e ka thënë se do ta bëjë me 94 kandidatë dhe i ka sjellë në KQZ. Këtë listë ai e ka mirëmendua­r, kaq i duhen për Republikën e re”, deklaroi përfaqësue­si ligjor i PSsë në KQZ, Eridian Salinaji. Ndërkohë, për anëtarin e maxhorancë­s, Denar Biba, PD- ja i ka dorëzuar me vetëdije kandidatët më pak dhe mosrespekt­imin e kuotave gjinore. “I ka sjellë me vetëdije 46 kandidatë më pak, edhe mungesën e femrave në lista”, deklaroi Biba, i cili kërkoi që të hidhet në votim kërkesa për shtyrjen e datës së miratimit të listave. Por, kreu i ri i KQZ- së, Klement Zguri, i ka kujtuar maxhorancë­s se, nëse gjërat do të kërkojnë t’i bëjnë me forcën e kartonit, ai do të japë dorëheqjen. “Nëse ju thoni parregulls­itë që listat kanë dhe më pas kërkoni që ta hidhni në votim, unë nuk jam i gatshëm që ta bëj këtë. Nuk jam i gatshëm ta votoj këtë propozim, nuk jam i gatshëm të rri në këtë tavolinë”, tha Zguri.

DORËHEQJET Në një kohë që Partia Demokratik­e do të duhet të plotësojë 46 emrat e munguar në lista, përgjatë ditës së djeshme janë dorëhequr dy nga kandidatët për deputetë. Ambientali­sti Sazan Guri, i renditur i pesti në Berat dhe kreu i PD- së në Shkodër, Ramiz Çobaj, i renditur i teti në listën e qarkut të Shkodrës, kanë deklaruar dje dorëheqjen nga kandidimi. Për të dy kandidatët në listat e opozitës arsyeja është e njëjtë, renditja që i ka bërë kreu i PD- së, Lulzim Basha. “Fati në Shqipëri nuk vazhdon të jetë me njerëzit e dijes, megjithëse guxuam të ishim pjesë e politikave për mbrojtjen e të pambrojtur­ve dhe jo pjesë e politikave për të bërë biznes. Do ta falja një figurë politike para njerëzve të mendimit, por s’mund të vazhdojmë më me ata që e shohin parlamenti­n si vend për t’i dhënë punë vetes dhe jo të tjerëve, si vend që rrisin bizneset dhe fitojnë, paçka që të tjerët humbasin. Në këto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa të tërhiqesha zyrtarisht nga kjo garë”, deklaroi Guri. Ndërkohë, kreu i degës lokale në Shkodër, Ramiz Çobaj, deklaron se nuk është pyetur për kandidimin nga Basha dhe se nuk pranon të renditet i teti në një nga qarqet ku strukturat e PD- së janë më të forta në vend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania