Panorama (Albania)

Basha nis fushatën, fton Ramën në debat TV

“Mos trego barcaleta, por eja në debat e bëj bilancin”

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, ftoi dje nga Fieri Kryeminist­rin Rama në një debat televiziv për të bërë bilancin e qeverisë së drejtuar prej tij në 4 vite. Sipas Bashës, Kryeminist­ri nuk mund t’i kalojë 4 javët e fushatës duke treguar barcaleta në të gjithë vendin, por duhet që të dalë në një debat televiziv për të përballur programet e dy forcave politike. “Sonte e ftoj këtu nga Fieri për një debat televiziv me kandidatin për Kryeminist­ër të Republikës së re. Edi Rama mund të shëtisësh në Shqipëri duke treguar barcaleta, por nuk i çon dot katër javë me barcaleta. Eja në debat, bëj bilancin tënd, unë bilancin tim. Ti programin tënd, unë programin tim dhe qytetarët të vendosnin me votën e tyre. Ftesën e bëra publike. Po s’e pate dëgjuar, po ta nis edhe me shkrim”, tha Basha, në çeljen e fushatës për qarkun e Fierit. Basha u shpreh i bindur se ka programin që do të zhvillojë ekonominë e shqiptarëv­e. “Unë nuk do të jem kryeminist­ri i palmave. Unë nuk do të jem kryeminist­ri i shatërvanë­ve. Nuk do të jem kryeminist­ri i ekspozitav­e. Nuk do të paguaj kurrë 900 euro palmën, kur me ato para mund të ushqejmë 10 familje në ndihmë ekonomike. Unë do të jem kryemi- nistër i shqiptarëv­e. Nuk ka shtet të fortë pa ekonomi të fortë. Nuk ka shqiptar që nuk e do Shqipërinë. Shqipëria janë njerëzit, jo fasadat, jo palmat dhe unë do të jem kryeminist­ri i njerëzve, kryeminist­ri juaj. Prioriteti im i padiskutue­shëm nga mëngjesi deri në darkë do të jetë ekonomia, vendet e punës, mirëqenia. Jo palmat, jo ekspozitat, jo fasadat”, theksoi kreu i PD-së. Basha kujtoi se programin politik të PD- së e kanë hartuar ek- spertë të CDUU- së gjermane të miratuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në mbështetje të opozitës dje në hapjen e fushatës zgjedhore në Fier ishte edhe kryetari i Këshillit për Politikat Kombëtare në SHBA, Bob McEwen, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se vota për Lulzim Bashën është një votë pro afrimit të Shqipërisë me perëndimin.

 ??  ?? Basha dje në Fier
Basha dje në Fier
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania