Panorama (Albania)

“Basha ia vrau të gjithë bashkëpunë­torët Saliut”

Rama: Na duhen gjithë votat e demokratëv­e të arsyeshëm

-

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi dje kreun e PD- së se ka larguar të gjithë bashkëpunë­torët e Sali Berishës nga lista e kandidatëv­e për deputetë. “Akoma sot s’ka bërë gati të gjithë skuadrën për t’a nxjerrë në fushë, por ajo që dimë sot është që ia vrau të gjithë bashkëpunë­torët dhe e la tek pullë si fantin spathi atje ne mes”, tha Rama në Cërrik. Ai kërkoi edhe votat e demokratëv­e për ta bërë më solide qeverisjen e PS- së për katër vitet e ardhshëm. Dje ai ishte në qarkun e Elbasanit, ku zhvilloi disa takime me banorë, fermerë dhe sipërmarrë­s. “Nuk mjaftojnë vetëm votat e njërës palë. Na duhen gjithë votat e demokratëv­e të arsyeshëm. Të gjithë njerëzve që dinë ta bëjnë dallimin midis nevojës për një punë të ndershme dhe votës për të punësuar Lulzim Bashën. Por, më e rëndësishm­e se dinjiteti i PSsë është dinjiteti i Shqipërisë”, tha Rama në takimin me banorët e Peqinit. Ai e cilësoi humbëse listën e Partisë Demokratik­e. “Ka pasur mes jush që kanë thënë se nuk do të bëhet Reforma në Drejtësi me pretendimi­n se janë të gjithë njësoj, por për ta bërë Reformën në Drejtësi duheshin edhe votat e opozitës. Ata kanë dalë nga çadra kundër Reformës së Drejtësisë dhe janë futur në çadrën e humbësve. Ju i patë kur erdhën në korrik dhe votuan. Ata nuk deshën ta votojnë vetingun, por ju i patë se si e votuan. Nuk mjaftojnë vetëm votat e njërës palë, por edhe të demokratëv­e që të bëjmë ndryshimin. Por, më e rëndësishm­e se dinjiteti i PS- së është dinjiteti i Shqipërisë”, theksoi Rama. Ai tregoi dhe dallimin mes socialistë­ve dhe demokratëv­e për të bërë shtet. “Ne u dhamë një provë të gjithë demokratëv­e se për ne ata janë njësoj. I jam lutur Lulit, por nuk e kam bërë për Lulin dhe Saliun, por e bëra për të gjithë ata që nuk duhet të ngeleshin në shtëpi më 25 qershor se dhe ata kanë nevojë për familje. Dora e paqes që shtrimë për Shqipërinë është një provë se ne e fillojmë nga Shqipëria ata nga shtëpia. Ne e fillojmë nga pushteti për ju, ndërsa ata nga pushteti për vete. Ata janë të vetmit për të prishur, sepse ata të ndërtojnë nuk dinë, ndërsa ne do të ndërtojmë të ardhmen”, tha Kryeminist­ri Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania