Panorama (Albania)

Vrasja me thikë pas sherrit, autori braktiset nga familja

Edvin Gjini ka pranuar para policisë vrasjen e Renald Pulakut

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Autori i vrasjes së ndodhur në Elbasan ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje në komisariat­in e Policisë, por ka refuzuar të flasë për arsyen që e çoi drejt veprimit fatal.

Edvin Gjini u arrestua vetëm pak orë pas krimit, ku goditi me thikë 38- vjeçarin, Renald Pulaku. Përveçse nuk bëri rezistencë gjatë prangosjes, 38-vjeçari përpara oficerëve të policisë ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar tri herë me thikë fqinjin e tij, teksa dilte nga shtëpia. Ngjarja ndodhi të premten ku Pulaku, i cili punonte si shofer për një kompani private, mori dy goditje në mushkëri dhe një në fyt, plagë që rezultuan fatale për jetën e tij, pasi ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Babai i dy fëmijëve është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e së dielës. Familja e tij ka hapur derën e mortit për djalin e tyre, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Nga burime pranë Policisë së Elbasanit mësohet se autori i krimit është përdorues i lëndëve narkotike. Por, nga ana tjetër, përjashtoh­et fakti se Gjini mund të ketë qenë nën efektin e drogës në momentin e kryerjes së krimit. Shkak për vrasjen e tij është një konflikt i vjetër mes dy fqinjëve, ku zanafilla për lindjen e konfliktit ishte bërë një zënkë e para disa kohësh mes prindërve të tyre. Prindërit e viktimës kanë një dyqan për shitjen e byrekëve, ndërsa edhe prindërve të autorit u kishte lindur ideja për të hapur një dyqan të tillë. Por, kjo nuk u prit mirë nga familja e Pulakut, duke iu kërkuar që të mos e bënin një gjë të tillë, pasi nuk mund të konkurroni­n njëri- tjetrin në biznes familjar, kur të dyja banesat i kishin në të njëjtën rrugicë. Edhe pse mes tyre kjo marrëveshj­e ka kaluar pa pasoja, këtë gjë nuk e ka kapërcyer dot djali i tyre, Edvin Gjini, i cili vazhdonte të mbante inat me fqinjin, Renald Pulakun. Fqinjët e tyre tregojnë se sa herë përballesh­in në rrugë autori e fyente babain e dy fëmijëve, për shkak të këtij konflikti të vjetër. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e vona të së premtes, ku 38- vjeçari Edvin Gjini ka goditur tri herë me thikë bashkëmosh­atarin e tij dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Pas kësaj i plagosuri është parë nga persona të rastit, të cilët menjëherë kanë lajmëruar ambulancën. Pulaku menjëherë pas ngjarjes u transportu­a për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por që mëngjesin e së shtunës ai gjeti vdekjen, pasi plagët e marra nga thika kanë qenë vdekjeprur­ëse. Pasi ka kryer krimin, Gjini është larguar me vrap në zonën që quhet "Kryqëzimi i Lazarenëve", në lagjen "Haxhias", dhe ka hyrë në një shkallë pallati, ku ka qëndruar i fshehur atje për më shumë se dy orë, derisa u arrestua nga policia.

 ??  ?? Viktima Renald Pulaku
Viktima Renald Pulaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania