Panorama (Albania)

Drogë drejt Italisë, kapet një gomone

-

VLORË - Një mjet lundrues është bllokuar në qytetin e Vlorës, pasi dyshohet se mund të përdorej për trafik të lëndëve narkotike në drejtim të Italisë. Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpuni­m me policinë vendore dhe Delta Forcë. Në bazë të informacio­neve të marra nga policia është bërë e mundur që mjeti lundrues të bllokohej në zonën e quajtur "Fusha e Druve", në qytetin e Vlorës. Mjeti lundrues tip gomone kishte mbishkrimi­n "EBI", ndërsa ishte me një gjatësi 10 metra dhe me dy motorë të markës "Yamaha", me fuqi 250hp, dhe rezulton në pronësi të shtetasit me iniciale V. M. Ky mjet lundrues, sipas Policisë, më parë ndodhej në Orikum, por është lëvizur nga kjo zonë me qëllimin për t'u hedhur në det në afërsi të zonës së Zvërnecit. Nga veprimet e para hetimore të policisë mësohet se mjeti lundrues tip gomone mund të përdorej për trafik të lëndëve narkotike drejt shtetit italian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania