Panorama (Albania)

EKZEKUTIMI ME KALLASHNIK­OV

-

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në qytetin e Vlorës, të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, do të shtrihen edhe përtej kufirit të Shqipërisë.

Në ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendër qytetit të Vlorës mbetën të vrarë Mirvjen Hyseni, pronar i një televizion­i lokal, dhe Roland Saliu, drejtor i OSHEE- së në Vlorë. Shënjestër e atentatit ishte pikërisht Hyseni. Pista ku janë përqendrua­r hetimet për zbardhjen e ngjarjes ka të bëjë me të kaluarën e 40vjeçarit, por edhe me televizion­in lokal që kishte në zotërim në Vlorë, nga ku mund t'i ketë lindur ndonjë konflikt. Sa i kalon së shkuarës, po hetohet mbi dyshimet për përfshirje­n e tij në trafik droge në Spanjë dhe Itali, ku Hyseni ka jetuar disa vite më parë si emigrant. Sa i takon kreut të OSHEE- së, policia ka konfirmuar se ka qenë një viktimë e rastësishm­e, pasi ishte duke konsumuar kafe me viktimën, në momentin që këtij të fundit i bënë atentat. Në terren janë tre grupe hetimore, ku po he- Mirvjen Hyseni, pronar i një televizion­i privat në qytetin e Vlorës, dhe Roland Saliu, drejtor i OSHEE- së, kanë humbur jetën mbrëmjen së mërkurës, ndërsa ndodheshin në lokalin "Vlora", duke konsumuar një kafe, teksa në drejtim të tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe Saliu u qëllua me breshëri kallashnik­ovi. Roland Saliu mori plumb në kokë dhe vdiq në vend, kurse Hyseni mori pesë plumba në trup dhe ndërroi jetë disa minuta më pas në spital. Në vendngjarj­e u gjetën 15 gëzhoja dhe mendohet se autorët kanë shkrehur një karikator automatiku me 27 fishekë. tohet edhe tek automjeti i gjetur në mbikalimin e fshatit Panaja. Policia ka gjetur dhe një armë tip kallashnik­ov, me të cilin mendohet se kanë qëlluar atentatorë­t, por në brendësi të automjetit, sipas burimeve të rezervuara të Policisë së Vlorës, janë gjendur edhe detaje të rëndësishm­e, të cilat mund të çojnë në identifiki­min e autorëve të ngjarjes. Policia e Vlorës deri tani i mban shumë të rezervuara detajet, por fakti që automjeti ishte gjysmë i djegur mësohet se në brendësi të tij mund të jenë gjetur gjurmë të rëndësishm­e për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes, apo edhe detaje që do të ndihmojnë më shumë në zbardhjen e çështjes. Hetimet janë shtrirë tashmë edhe jashtë kufijve të vendit, në Itali, kryesisht Spanjë, aty ku 40- vjeçari Hyseni shumë vite më parë ka një të kaluar si emigrant. Pikërisht këto hetime pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen apo të sjellin edhe detaje të tjera, që do të ndihmojnë hetimet e Policisë së Vlorës, mbi faktin nëse ka pasur grindje të mundshme apo problemati­ka të tjera gjatë kohës së kaluar kryesisht në Spanjë. Hetuesit janë duke mbledhur detaje rreth së kaluarës së Hysenit në shtetin iberik, por për momentin burimet dhe informacio­net nga policia janë shumë të rezervuara. Gjithsesi, janë plot tre grupe hetimore të ngritura nga Policia e Vlorës, ndërkohë që edhe nga Policia e Shtetit në kryeqytet ka pasur ndihmë ndaj bluve të Vlorës në hetimet, që kanë nisur prej së mërkurës për këtë tragjedi të rëndë të ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës. Po kështu, informacio­ne nga policia kanë konfirmuar njëkohësis­ht se gjatë kësaj jave grupet e hetimit të ngritura pritet të japin detaje të rëndësishm­e të mbledhura në terren gjatë kësaj kohe, që më pas pritet të çojnë në zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë që tronditi qytetin e Vlorës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania