Panorama (Albania)

Përndjek ish- të fejuarën dhe kërcënon e dhunon miqtë e saj

"Mbajeni mend se çfarë kam për t'ju bërë. S'keni punë me të"

-

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg një 30vjeçar, të akuzuar për "përndjekje­n" e ish- të fejuarës së tij.

Sipas Gjykatës, i pandehuri Ilir S. nuk ka pranuar ndarjen nga e fejuara dhe e ka kërcënuar atë duke i kërkuar me ngulm vijimin e lidhjes. Përveç "terrorit" që ka ushtruar ndaj ish- të fejuarës, ai ka kërcënuar me SMS, si edhe ka kryer veprimet të dhunshme edhe ndaj personave me të cilët ajo shoqërohej.

KERCENIMET Referuar vendimit të Gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga "Panorama", i pandehuri Ilir S. është kallëzuar nga ish- e fejuara e tij, shtetasja me iniciale K. N. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ajo ka rrëfyer se ka qenë e fejuar me të pandehurin Ilir S. për një periudhë kohore prej afro tre muajsh, e mandej janë ndarë. Me kërkesën e të pandehurit, ata janë rilidhur përsëri, por këtë radhë pa dijeninë e familjeve të tyre. Kjo lidhje ka vijuar edhe për 10 muaj të tjerë. Sipas vendimit të Gjykatës, për shkak të dhunës fizike e psikologji­ke të ushtruar prej të pandehurit, në fillim të muajit qershor 2016, kallëzuesj­a e ka shkëputur lidhjen me të pandehurin. Ndonëse raporti i tyre ka përfunduar, i pandehuri ka ngulmuar që lidhja të vazhdojë, duke i kërkuar takim dhe duke e kërcënuar atë. Përveç kallëzuese­s, i pandehuri Ilir ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdr­ejtë, por edhe me telefonata e SMS një djalë dhe një vajzë, miq të kallëzuese­s, të cilëve u ka thënë: "... mbani mend se çfarë kam për t'ju bërë unë, s'keni punë me...". GRUSHT SHOKUT Sipas Gjykatës, përveç kërcënimev­e në telefonata apo SMS, i pandehuri ka ndërmarrë edhe veprime fizike ndaj personave me të cilët shoqërohej ish- e fejuara e tij. Një episod i tillë është shënuar në qershor të vitit 2016. Ai ka shkuar në një bar përballë universite­tit ku studionte kallëzuesj­a, në një kohë ku aty ishte ish- e fejuara e tij nën shoqërinë e M. M., një shoku të saj. Në atë moment para lokalit, i pandehuri ka parkuar automjetin e tij "Mercedes Benz". Pasi ka dalë nga automjeti, i pandehuri i ka thënë atij që të dilte nga lokali

"për një punë që kishte me të". Fillimisht nga lokali ka dalë kallëzuesj­a, por i pandehuri i ka thënë: "Nuk kam punë me ty, thirra atë". Pasi personi që po pinte kafe me kallëzuese­n ka dalë jashtë, i pandehuri e ka goditur me shuplakë në fytyrë duke i thënë: "... mos të të shof më me K. N.". Pastaj i afrohet sërish e godet me grusht dhe i thotë: "... mbaje mend mirë këtë targë, se do e mësosh kush jam...". "HAJDE NE HOTEL" Sipas Gjykatës, në të njëjtën ditë, i pandehuri i ka dërguar SMS kallëzuese­s duke i kërkuar takim, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Gjatë kësaj kohe, ajo ia ka treguar këtë fakt edhe një shokut të saj, të cilit i ka treguar dhe për veprimet e mëparshme të të pandehurit.

Më vonë ata janë takuar në një lokal pranë qendrës së Tiranës. Pasi janë takuar, i pandehuri i ka kërkuar asaj të shkojnë në hotel. Sipas Gjykatës, kallëzuesj­a nuk ka pranuar, por i pandehuri ka këmbëngulu­r, duke e kapur nga krahu e duke i thënë "hajde se të q... robtë". Në një kohë që i pandehuri ka vazhduar t'i bërtasë, ta kërcënojë dhe ta tërheqë nga krahu, kallëzuesj­a ka reaguar duke e qëlluar me shuplakë në fytyrë. I pandehuri menjëherë i është kundërpërg­jigjur dhe e ka gjuajtur edhe ai kallëzuese­n në fytyrë dhe i thotë: "... ti kokrra e k... shkon me lekë me të tjerë...". PERPLASJA ME SHOKET

Në një moment kallëzuesj­a ka mundur t'i shkëputet nga dora të pandehurit dhe ka vrapuar për t'u larguar, ndërsa i pandehuri e ka ndjekur nga mbrapa. Në këtë moment kallëzuesj­a i ka bërë një shenjë shokut të saj, i cili ishte nën shoqërinë e dy vetave të tjerë pranë të njëjtit vend. Ai ka ndërhyrë për të ndërprerë veprimet e të pandehurit dhe më pas është ndihmuar dhe nga dy shtetasit e tjerë. I ndjerë i kërcënuar, i pandehuri është futur në ambientin e brendshëm të një lokali, ku ka qëndruar deri në ardhjen e policisë. Gjatë kësaj kohe, tre personat në fjalë kanë tentuar ta sulmojnë, por nuk janë lejuar nga pronari i lokalit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania