Panorama (Albania)

Kodet sekrete të shpërndarë­sve të heroinës në Tiranë

-

TIRANE - Dy persona të arrestuar nga operacioni policor antidrogë i koduar "Start 2", në prill të vitit 2016, janë deklaruar fajtorë nga Gjykata e Tiranës për akuzën e "prodhimit dhe shitjes së narkotikëv­e", në bashkëpuni­m. Gjykimi ndaj të pandehurve Leonard Baceli dhe Albi Luca, të dyshuar si shpërndarë­s të dozave të vogla të heroinës në lagje të ndryshme të kryeqyteti­t, ka përfunduar pak ditë më parë. Gjykata e ka vlerësuar të provuar akuzën e ngritur ndaj tyre dhe ka dhënë për ta nga një dënim me 9 vjet heqje lirie secili. Të pandehurit Baceli dhe Luca u gjykuan të veçuar nga dy të pandehur të tjerë të së njëjtës dosjeje. Sipas Prokuroris­ë së Tiranës, të pandehurit e kësaj dosjeje janë përfshirë në shpërndarj­en e lëndëve narkotike të llojit heroinë, duke ua shitur atë personave përdorues në formën e dozave të ambalazhua­ra. Aktiviteti kriminal i këtyre personave zhvillohej në orare të ndryshme të ditës. Magazinimi i lëndës narkotike dyshohet se kryhej në një banesë të marrë me qira në afërsi të Unazës së Re. Për shitjen e lëndës narkotike të pandehurit, së bashku me personin me emrin "Labi", përdornin me klientët ( përdoruesi­t) disa numra celulari. Këto numra i ndërronin çdo 20 ditë, duke bërë njëkohësis­ht dhe dërgimin me SMS te klientët që blinin lëndë narkotike, numrin e ri të kontaktit, numër i cili dërgohej i shoqëruar me fjalët "Aldo".

Sipas Prokuroris­ë, shpërndarë­sit e lëndës narkotike nuk identifiko­heshin me emrat e tyre të vërtetë te klientët, por njiheshin me nofka si "Labi", "Lali" apo "Shoku". Vendet ku këta persona shpërndani­n lëndën narkotike janë konkretish­t Unaza e Re, pallatet e "Astirit", blloku i ambasadave, sh- kolla e mesme "Petro Nini Luarasi", Fusha e Aviacionit. Për dokumentim­in e veprimtari­së së jashtëligj­shme të të pandehurve, prokuroria ka përgjuar komunikime­t e tyre telefonike, si edhe vëzhgime dhe fotografim­e të veprimtari­së së tyre në terren, nga mënyra si kontaktoni­n blerësit, deri te shkëmbimi i "mallit" me lekët. Sipas vendimit të gjykatës, nga veprimet e kryera në terren ka rezultuar se një prej klientëve të të pandehurve ka qenë një vajzë, përdoruese e heroinës, e cila ka qenë edhe kliente e besuar e të pandehurve. Në një nga SMS- të e dërguara nga kjo shtetase në mars 2016, e përgjuar nga prokuroria, rezulton se ajo ka blerë një sasi lënde narkotike, si dhe është ankuar mbi cilësinë e saj. Nga një dëshmitarë­t, përdorues i narkotikëv­e, ka rrëfyer në gjykim se emrat e këtyre personave nuk i ka ditur, pasi nuk kam pasur marrëdhëni­e shoqërore, të gjithëve u thoshin shoku, sepse asnjëri nuk e tregonte emrin e vërtetë. Gjatë operacioni­t "Start 2", nga i cili u prangosën katër persona, policia sekuestroi një sasi prej 11.6 gramësh lëndë narkotike e dyshuar heroinë, e ndarë në 27 porcione; 2.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në 11 porcione; dhe 30 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, e ndarë në 15 porcione.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania