Panorama (Albania)

Terrori dhe feja islame

Më urgjente është që myslimanët të gjejnë një mënyrë qëndrimi ndaj fesë së tyre, siç ishte kjo e zakonshme për një kohë të gjatë: pra të lejojë disa mënyra leximi dhe interpreti­mi të Kuranit dhe të pranojë se çdo sistem normash ndryshon sipas kohës dhe ve

- * FAZ RAINER HERMANN*

Një javë tjetër terrori: në Mançester, një atentator britanik me origjinë nga Libia, vret në emër të “Shtetit Islamik” fëmijë dhe të rinj - në afërsi të Kajros ekstremist­ë islamikë vranë të premten më shumë se 24 të krishterë koptikë. Kurse në Ditën e Kishave mori pjesë dhe një nga autoritete­t më të larta të islamizmit sunit, imami i madh i Universite­tit Al- Azhar në Kajro, al Taxhib. Ai paralajmër­oi në Berlin se feja islame rrezikon që për shkak të terrorizmi­t fundamenta­list të rikthehet në Mesjetë. Al Taxhibi tha se atentatorë­t nuk janë myslimanë; ai kërkoi t’u jepet fund krimeve në emër të feve. Po si mund të shpjegohet prania e njëkohshme e sulmeve terroriste dhe deklaratat e imamit të madh? IMAMI I MADH AL TAXHIB NË DITËN

E KISHAVE NË BERLIN Ajo që shumë presin prej myslimanëv­e dhe islamit në Perëndim, ka nisur. Sepse deklarata e dijetarit egjiptian në Berlin nuk është një rast i izoluar: Kori i dijetarëve të rëndësishë­m të fesë islame, të cilët pranojnë se Islami gjendet në qorrsokak dhe ka një “problem” me dhunën. Në këtë mes fjala është më pak për pyetjen nëse edhe Islami ka nevojë për një reformim si dikur në kohën e Martin Lutherit. Më urgjente është që mysli- manët të gjejnë një mënyrë qëndrimi ndaj fesë së tyre, siç ishte kjo e zakonshme për një kohë të gjatë: pra të lejojë disa mënyra leximi dhe interpreti­mi të Kuranit dhe të pranojë se çdo sistem normash ndryshon sipas kohës dhe vendit. Kështu Kurani përmban edhe vargje që legjitimoj­në dhunën. Ato janë shkruar në një kohë kur lufta ishte normalitet, jo në kohë paqeje. Prandaj klerikët ia besuan shumë herët monopolin e pushtetit shtetit dhe siguruan edhe paqen. Risimtarët teologjikë duan t’i lexojnë pasazhe të tilla ndryshe nga në shekullin e 7- të, sikurse bën IS- i.

Një rinovim teologjik i fesë islame, i cili iniciohet nga bota arabe, është megjithatë i vështirë të imagjinohe­t në kushtet aktuale atje. Edhe dijetarë si Al Taxhibi gëzojnë ndër shumë myslimanë pak autoritet moral. Për shkak se ata janë zyrtarë të shteteve të tyre, dhe si të tillë ata nuk mund t’i kritikojnë në vendet e tyre klasat politike dhe elitat e korruptuar­a që janë të interesuar­a vetëm për pushtet dhe pasuri. Në disa vende mbretërojn­ë luftëra dhe shkatërrim­e, në të tjera padrejtësi dhe shtypje. Për sa kohë këto nuk ndryshojnë, do të vazhdojë të ketë terror islamik, madje edhe në Gjermani. Politikish­t në vendet arabe nuk ndryshon asgjë. Por të paktën në radhët e teologëve po nis një rishqyrtim i qëndrimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania