Panorama (Albania)

VRION GRAÇI: DY FITUESIT E MËPARSHËM, TË DËSHTUAR

-

Siç ndodh rëndom me çmimet, pas çdo ceremonie, do të ketë pa dyshim edhe të pakënaqur. Një ndër ta është edhe njëri prej finalistëv­e, madje finalisti kryesor, shkrimtari Vrion Graçi. Pa kaluar shumë nga ceremonia e zhvilluar në Razmë, Graçi do të shprehte pakënaqësi­në e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Sipas tij, edhe fituesit e mëparshëm të çmimit "Kadare" kanë qenë të dështuar, madje të hedhur poshtë nga vetë botuesit. "Tre vjet çmimi Kadare. Dy librat fitues të këtij çmimi në dy vitet e mëparshme janë të dy libra të dështuar rëndshëm, të dështuar në treg, të dështuar në opinionin kulturor- letrar në Shqipëri e në Kosovë. ( I pari libër fitues u sulmua ndyrë në vetë entin e tij botues, Mapo, vetëm një javë pas ceremonisë kremtuese dhe.. botimit.) Të shohim e dëgjojmë çfarë ka gatuar i treti, mjeshtri i këtij viti për mjeshtrat e tij sponsorizu­es", shkruan Vrion Graçi, një nga emrat më në zë të letërsisë bashkëkoho­re shqiptare, i vlerësuar edhe me çmime kombëtare letrare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania