Panorama (Albania)

“Si këshillohe­shin agjentët për të provokuar piktorin”

"B. P të mundohet për ta takuar në klubin e Lidhjes, ose duke i vajtur në studio me pretekste të ndryshme"

-

Spiunimet ndaj Edison Gjergos Marrë p. op... Dhënë agjentit "Bufe e madhe" Tiranë, më 12/ 6/ 1973 Raport E hënë, 29 maj rreth orës 20 e 30 ai u takua me Edison Gjergon në kafe "Peza". Edisoni i dehur i kërkon atij që ta qerasë me një konjak. Ai e pyet Edisonin se përse je kaq i mërzitur? Edisoni: "Jam i mërzitur se ashtu është edhe vetë natyra e njeriut që nuk gjen rehat në këtë botë". Edisoni fillon dhe predikon citate të filozofisë dhe filozofëve të ekzistenci­alizmit si J. P. Sartri, Albert Kamus etj., midis të cilave ay gjen si të vërtetë të thënët se "të jetuarit e njeriut nuk vlen për asgjë. "Këtë të vërtetë njeriu e konsumon kur vdes". Ai vazhdon: Vullneti i njeriut është gjithnjë i kondicionu­ar në rrethanat në të cilat ndodhet.

Burimi thotë se nga kjo anë materializ­mi është më bindës në të thënat e veta. Edisoni: Lëre m... mos e përfill në gojë, marksizmin as që e pranon njeri sot.

Burimi: Pa më thuaj, ç'të shtyn të jesh kaq pesimist? Thuamë të vërtetën, mos ndoshta deluvioni që pësove në art?

Editoni: As më rr. b... për këtë. S'do bëj këtë, do bëj një gjini tjetër. E vërteta është se unë dashuroj një vajzë që punon në bibliotekë në Pallatin e Pionierëve. Ajo më shfaqi simpati për punën time. Unë nuk di si t'ia bëj. Ai i thotë se simpatia për punë nuk e kondicioni­n në mënyrë absolute dashurinë.

Një ditë tjetër ai u takua me Edisonin, i cili i tha: "Më thoni që në vend që të rri dy muaj do të bëj 5 muaj, sigurisht do të bëj disa punë, ashtu më këshilloi edhe një shoku im që ka përgjegjës­i në Ministrinë e Arsimit. Shkurt muhabetit, kjo është sa për të larë gjynahet edhe fajet që s'kemi bërë.

Simbas interpreti­mit të burimit, shprehja e Edisonit len të kuptojë se puna e tij në terren ose bazë ka më tepër një karakter ndëshkimor. "Bufe e madhe" ** Ekzemplar i vetëm Berat, më 20. VIII. 1974 Shënim- operativ Në takimin e bërë bë datën 19. VIII. 1974 me ish- B. P. "Fleta e Mollës midis të tjerave më tha: Se nga fundi i muajit maj 1974, që data ekzakte nuk i kujtohej, kishte ardhur në Ko- mbinatin e tekstileve Mao Ce Dun, piktori Edison Gjergo për të marrë materiale të nevojshme për kryerjen e tabllosë në pikturë me rastin e çeljes së ekspozitës së arteve figurative së shpejti. Nga ana e Kombinatit Edisonit iu dha ndihma e duhur dhe iu plotësuan të gjitha kërkesat për materiale. Editonit iu dhanë fotografi nga puna e tekstilist­eve. Në një bisedë që Edisoni kishte bërë me B. P., Fleta e Mollës, midis të tjerave Edisoni i kishte thënë atij: "Porsa i përket tabllove që kam krijuar si ' Shuarja e pusit 542' dhe ' Epika e yjeve të mëngjesit' për këto janë sulmuar me të padrejtë nga disa shokë dhe drejtues të vetë Lidhjes së Artistëve të Shqipërisë. Edisoni vazhdoi se një pjesë kanë reaguar negativish­t nga mosnjohja sa duhet e ekzekutimi­t të një pikture dekorative".

Edisoni u largua nga Berati, duke thënë se mbasi t'i mbaroj pikturat e tekstilit do të vijë përsëri për t'i parë me shokët e Kombinatit, por deri tani, tha B. P., nuk ka ardhur.

Detyra: B. P ju dha si detyrë që në rast se do të vijë Edisoni në Berat, përsëri, të takohet e bisedojë me të rreth pikturave që ka bërë nga tekstili dhe si mendon Edisoni për goditjen që ka pasur për krijimtari­në dekadente në pikturë... Punëtori operativ Ekzemplar i vetëm Tiranë, 17, 7, 1973 Detyra Për B. P. "Artisti" për t'i konsumuar në biseda me objektin e përpunimit paraprak Edison Gjergo

Duke qenë se B. P. "Artisti" ka dhënë një të dhënë të rëndësishm­e për objektin Edison Gjergo dhe se ka shoqëri dhe mundësi për t'u futur në përpunimin e këtij objekti mendojmë se ky B. P. që mbahet në Lidhje nga... të kryejë këto detyra në biseda me objektin.

1) Me qenë se i lidh edhe ana profesiona­le si B. P., ashtu edhe objektin, B. P. të mundohet për ta takuar në klubin e Lidhjes së Shkrimtarë­ve, ose duke i vajtur në studion e objektit me pretekste të ndryshme për t'i parë krijimet e këtij të fundit dhe të diskutojnë me të mbi krijimtari­në e objektit, anët pozitive e negative që ka objekti në krijimtari, mbi nacionalit­etin që duhet të kemi në krijimet, duke pasur baza tabanin kombëtar, mbi piktorët e realizmit socialist në vendin tonë dhe piktorët modernistë të vendeve perëndimor­e e revizionis­te. Kjo me qëllim për të sqaruar se ç'mendime ka objekti.

2) Të bisedojnë mbi masat e marra kohëve të fundit mbi luftën kundër ndikimeve të huaja në art e kulturë dhe se si këto masa të reflektuar­a në fushën e krijimtari­së, për të nxjerrë shkas diskutimi të përmendë se ç'nivel të lartë paraqitesh­in krijimet në ekspozitën e 30- vjetorit të krijimit të ushtrisë. Me këtë rast të diskutojë me të për mbajtjen e plenumit dhe goditjen e elementit antiparti, duke i lënë shkas që të japë mendim objekti për këto elemente.

3) Të bisedojë për të mësuar mendimet e objektit për perspektiv­ën e artit e pikturës sonë. Për rolin e partisë dhe të udhëheqësi­t tonë në drejtim të përcaktimi­t të rrugës që duhet të ndjekë arti e kultura. Këtu t'i thotë që pa tjetër arti duhet të

përfaqësoj­ë politikën e një vendi dhe jo të jetë i ndarë nga politika, duke i thënë se ç'mendon objekti për këtë... Republika Popullore e Shqipërisë Gjykata e Rrethit Tiranë Nr. 186 Vendim "Në emër të popullit" Gjykata e Rrethit Tiranës e përbërë prej kryetarit të seancës.. Nd. Gjyqtarit... Asistuar prej sekretares... sot më dt. 28 dhe 29.04.1975 në seancën gjyqësore me dyer të hapura mori në shqyrtim çështjen penale që i përket të pandehurit:

Edison Gjergo, i biri i Vangjelit dhe Kornelis, lindur në 1939 në Tiranë dhe banues në Tiranë, lagje nr. 10, rruga "Bajram Curri", pallati 490/ 2, shkalla 1, ap. 5, origjina shoqërore nëpunës i lartë, gjendja piktor pranë Lidhjes së Shkrimtarë­ve, me arsim të lartë ( Instituti i Arteve), tani pa punë, i pamartuar, pa fëmijë, kryer shërbimin ushtarak, i padënuar, paparti, i arrestuar më datën 15.01. 1975.

I akuzuar: Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, krim ky i parashikua­r dhe i dënuar nga nen 73.1 i K. P.

Gjykata pasi shqyrtoi materialet e hetuesisë, mbasi bisedoi çështjen në tërësi dhe mbasi ndigjoi mbrojtjen dhe fjalën e fundit të të pandehurit, i cili kërkoi mëshirë: Vëren Gjatë gjykimit u vërtetua se i pandehuri Edison Gjergo ka kryer krimin e agjitacion­it dhe propagandë­s kundër pushtetit popullor. Ky i pandehur, duke vepruar në kundërshti­m me politikën e partisë, ka bërë piktura të ndryshme me përmbajtje reaksionar­e.

I pandehuri pranoi para gjykatës se nuk i ka pëlqyer arti i realizmit socialist dhe prandaj ka propagandu­ar, duke lavdëruar piktorët reaksionar­ë, modernistë, Shagalin, Pikason etj. i pandehuri, armiqësinë e tij kundrejt realizmit socialist e ka treguar jo vetëm duke folur me persona të ndryshëm, por edhe në punimet që ka bërë...

 ??  ?? Edison Gjergo, gjatë periudhës së hetuesisë
Edison Gjergo, gjatë periudhës së hetuesisë
 ??  ?? Tabloja e dënuar, “Epika e yjeve të mëngjesit”
Tabloja e dënuar, “Epika e yjeve të mëngjesit”
 ??  ??
 ??  ?? Salla në muze, ku është ekspozuar dosja e piktorit Gjergo
Salla në muze, ku është ekspozuar dosja e piktorit Gjergo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania