Panorama (Albania)

Kush ishte agjenti "Bufeja e madhe"

-

Ekzemplar i vetëm Tiranë, më 5.9.1976 Karakteris­tikë për agjentin "Bufe e madhe"

Agjenti B. Madhe është tërhequr në shërbim të organeve të Sigurimit të Shtetit në vitin 1949, kohë në të cilën ky ishte në burg për veprimtari armiqësore. Tërheqja e tij është bërë mbi bazën e lirimit para kohe nga burgu. Qysh prej asaj kohe e deri tani është mbajtur në lidhje të rregullta dhe të dhënat e tij kanë qenë të vlefshme. Me këto të dhëna janë bërë goditje të elementit armik, janë çelur përpunime dhe aktualisht ka në ndjekje shumë probleme me karakter të mprehtë armiqësor.

Qysh nga muaji shtator i vitit 1975 e deti tani, kohë kjo që është marrë në lidhje nga ana ime, ka dhënë 12 të dhëna me vlera operative.

Në takime është shumë i rregullt, zbaton grafikun, futet me kujdes në bazën e caktuar dhe mundohet që të zbatojë detyrat që i ngarkohen, por gjatë kësaj periudhe janë vërejtur dhe të metat e mëposhtme që duhet të kihen parasysh në të ardhmen:

a. Shpesh ka maninë që të takohet qysh para se të futet në bazë, kjo kur i është konsultuar është këshilluar dhe mësuar se si të veprojë. Në fillim justifikoh­ej se nuk na njeh njeri, por më vonë reagon drejt.

b. Ka pasur raste që problemet nuk i sqaron deri në fund, për këtë justifikoh­et se kam frikë se mos digjem dhe nuk di si të veproj. Është kritikuar disa herë dhe në gjitha takimet është mbajtur afër, është mësuar si të veprojë.

c. Është i dhënë pas interesit personal, në rast se ky interes i preket sa do pak, nxehet dhe krijon përshtypje­n se këto ia bën organi i Sigurimit të Shtetit. Për këto është sqaruar dhe deri diku është bindur.

d. Ës h t ë karakteriz­uar si tip nevrik, jep mendime nganjëherë të nxituara për njeriun... Shënim Agjenti "Bufe e madhe" dha të dhëna të rëndësishm­e për objektin 2/A, i cili kishte tendenca terrori e diversion. Për vërtetimin e të dhënave të këtij agjenti u organizuan kombinacio­nime T. O ku u përgjua ky b. p me objektin e lartpërmen­dur, ku u vërtetua se B. p ishte në pozita të mira dhe objekti në pozita armiqësore. Mbi këtë bazë objekti u arrestua, por nuk u zbërthye në hetuesi dhe në këtë mënyrë, pasi u analizua në ministri me autorizim të zv. ministrit sh.... dhe me urdhër të Drejtorit të P. Brendshme, ky agjent u përdor si dëshmitar në procesin e këtij të pandehuri. Gjyqi u bë me dyer të mbyllura. Shefi i seksionit Tiranë 28.8.1977

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania