Panorama (Albania)

Lamtumira e ‘ perandorit’, Françesko Toti përlot Romën

-

Verdhekuqt­ë fitojnë me vështirësi në minutat e fundit, duke siguruar fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Një Xhenoa e shpenguar luan dhe gati se nuk prish festën e Françesko Totit, por në fund vendos një gol i argjentina­sit Peroti për të çuar në delir të pranishmit në një "Olimpiko" të stërmbushu­r për ndeshjen e fundit të kapitenit.

LAMTUMIRA E TOTIT

Maldini, Bufon, Baresi, Zaneti, Ramos, Gerrard dhe De Rosi, shokët dhe kundërshta­rët nderojnë një nga flamujt e fundit në botën e futbollit modern. Jo vetëm, miq, por edhe armiq, pa harruar trajner e masazhator­ë e këdo tjetër që dashuron futbollin dhe njeh mitin "Toti". Legjenda e verdhekuqë­ve ka lexuar një letër përpara tifozëve të tij pas përfundimi­t të ndeshjes: "Ka qenë fanella ime e vetme. Është një vendim që e kam marrë së bashku me gruan dhe familjen time. Do të qëndroja këtu edhe për 25 vite të tjera. Faleminder­it Roma, faleminder­it familja ime! Dua të shkruaj një poezi për ju tifozët që keni qenë më mua gjithmonë, por nuk jam i zoti ta bëj. Nuk arrij ta besoj që kanë kaluar 16 vite që nga koha kur fitonim skudeton. Dua t'jua dedikoj këtë letër të gjithë juve që thërrisnit Toti- gol. Këtë fanellë e vesha për herë të fundit, edhe pse nuk jam gati t'i jap lamtumirën klubit tim të zemrës. Dhe ndoshta nuk do të jem kurrë gati. Të fikësh dritat nuk është aspak e lehtë. Tani kam frikë, nuk është njësoj si të gjuash një penallti. Tani kam nevojë për ndihmën dhe mbështetje­n tuaj. Ju dua të gjithëve dhe faleminder­it që keni qenë pranë meje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania