Panorama (Albania)

Bërrylat për listat si shpërbërje e Republikës së vjetër!

- ARTAN FUGA

Nëkëto 24 orë, sidomos në krahun e djathtë...

ka pakënaqësi se përse një deputet ose një tjetër nuk janë rivendosur në listat e kandidimit të Partisë Demokratik­e.

Unë e mirëkuptoj këtë gjendje dhe këtë reagim legjitim personal, është fare normale. Sigurisht, as më takon dhe as e marr rolin e atij që mund ta dijë se cili deputet ia vlen të jetë a të mos jetë kandidat përsëri, aq më tepër për një parti politike i së cilës nuk jam anëtar.

Si qytetar mund të them vetëm se për cilët nga të hequrit do të rivotoja përsëri me qejf, për kë do të mbyllja një sy po ta shihja në listë dhe për kë nuk do të votoja kurrë më. Kaq kemi ne në dorë si qytetarë.

Pra, përtej personaliz­imit të vështrimit, ideja e këtij shkrimi është të analizohet sadopak konteksti, kur kjo luftë bërrylash zhvillohet sot.

E para, partitë te ne nuk janë ndërtuar si organizata demokratik­e ku të konkurrojn­ë rryma mendimi të ndryshme, por gjithçka është nën diktatin e kryetarit. Nga e majta dhe e djathta, nga qendra dhe qendra e majtë dhe e djathtë, në partitë e mëdha dhe të vogla, qysh nga dje deri më sot. Para dhjetë ditësh apo para dhjetë vjetësh. Nuk filloi kjo më 26 maj. Degjenerim­i është një ves i hershëm. Kush e ka përgjegjës­inë? Ne qytetarët, Jooooo! As unë si studiues jo, sepse me mijëra herë e kemi vendosur në dukje këtë fakt.

E kanë vetë krerët e partive, ata që kanë qenë në këshillat drejtuese që janë pajtuar me këtë fakt.

Përse janë pajtuar me seleksioni­min e personaliz­uar nga kryetari ankuesit e sotëm, që duhet thënë se gëzojnë të gjithë respektin tim personal deri në ndjenja adhurimi për ndonjë dhe miqësie për ndokënd tjetër?

Sot ka lindur ky autoritari­zëm, apo ka qenë edhe dje kur ata ishin në lista apo shpresonin të ishin atje?

Si është e mundur që nuk e ngritën dje problemin e demokratiz­imit të brendshëm para sesa ta dinin nëse ishin ose jo kandidatë për deputetë? Tani është vonë për këtë herë. Jo kritika për kryetarin, se kjo është gjëja më e vogël, por të militonin për të lejuar rrymat dhe fraksionet në parti, si edhe të kërkonin me ngulm respektimi­n e statutit.

Se edhe ne qytetarët tani ndodhemi para faktit të kryer.

E dyta, Republika e vjetër lejon që të përjetësoh­et statusi social i deputetit. Sigurisht evitimi i kësaj nuk mund të bëhet në mënyrë selektive, sepse nuk është e drejtë, duhen gjykime kolektive dhe demokratik­e, por që edhe një deputet te ne të qëndrojë pesë, gjashtë, shtatë mandate radhazi deputet, ky quhet uzurpim i postit të deputetit. Deputetllë­ku nuk është profesion. Ka nevojë për paqëndrues­hmëri, vjen, punon ikën. Jo më kot në vende europiane demokratik­e po ecet drejt asaj që një deputet tê mos ketë më shumë të drejtë rizgjedhje­je se tre mandate radhazi. Se pastaj humbet ndjesinë qytetare dhe bëhet qeveritar i përjetshëm. Franca ka ndryshuar nja katër presidentë, ndërkohë që ne kemi të njëjtët deputetë, nja pesë a gjashtë a më shumë kryem- inistra Italia, ne po me të njëjtët deputetë, Shtetet e Bashkuara nja katër a pesë presidentë, ne me të njëjtën klasë politike.

E mendojnë këtë apo jo deputetët tanë të nderuar? Të gjithë ata, jo vetëm disa.

E treta, në funksionim­in e Kuvendit dhe në atë të partive të të gjitha krahëve nuk ka kritere matjeje të performanc­ës të deputetëve: sa amendime ligjesh ka bërë secili, sa ligje ka propozuar, sa takime me elektorati­n ka kryer, në sa dëgjesa publike ka marrë pjesë, çfarë komentesh të marra në konsiderat­ë ose jo ka bërë në komisione, sa homologë të huaj ka takuar, sa ka ndikuar në zgjidhjen e problemeve të zonës, sa i gjerë është opinioni i elektorati­t të zonës së tij për të etj., etj.

Pse nuk është kërkuar që këto kritere të shpallen, të bëhen publike të verifikohe­n dhe të maten?

E katërta, e ka fajin ligja elektorale. Sepse kjo ligjë nuk të lejon të kandidosh personalis­ht, të heq të drejtën të kandidosh si i pavarur, de facto, dhe t’i bësh karshillëk një zgjedhjeje qoftë dhe të gabuar të drejtuesit të partisë.

Aq më tepër se askush nga deputetët nuk e mat dot me këtë ligj elektoral sesa e ka peshën e tij elektorale. Se po ta dinte do t’i imponohej çdo kryetari.

Cilit elektorat do t’i drejtohen ata që janë me të drejtë ose pa të drejtë hequr nga listat e dikurshme për të treguar se e kanë këtë mbështetje? Kanë bërë sondazhe? E dinë sa janë votuar personalis­ht. Jo, nuk dinë e as mund ta dinë. Ja përse mungesa e demokracis­ë të brendshme në parti, përjetësim­i i statutit të deputetit si mentalitet, keqfunksio­nimi i Kuvendit, si edhe ligja elektorale e gabuar, ka sjellë të gjithë këtë kaos dhe të gjitha këto pakënaqësi që i paguajmë ne qytetarët.

Trafiqe influencas­h gjithandej në vend të gjykimit popullor për secilin, sikurse e kërkon demokracia e vërtetë.

Këto probleme nuk janë të reja. Dhe tani çfarë ndodh? Ata që janë në lista u duket normale gjendja, kurse ata që e panë veten jashtë liste nisën të flasin për demokratiz­im dhe zbatim të demokracis­ë që ka kohë që ne qytetarët e ndjejmë se na ka thënë lamtumirën.

Shtëpia e Republikës së vjetër ka rënë, është degjenerua­r Republika e vjetër, në një ditë të keqe për ta, çka më shkakton keqardhje, më vjen mirë nga ana tjetër se shumë pesha të vërteta të jetës politike e kanë ndier mbi kurriz rrënimin e Republikës qesharake të vjetër.

Sikurse ne qytetarët kemi ndjerë të gjitha padrejtësi­të e poshtra që na bëhen çdo ditë dhe çdo orë.

Fyhemi çdo çast nga mungesa e të drejtave qytetare dhe nga nëpërkëmbj­a e tyre dhe nuk bëzajmë.

Kjo është Republika e vjetër të dashur miq, ajo të zë brenda, prandaj insistoj që përtej karrierës personale dhe kujdesit për vetveten, oh sa gjë legjitime dhe normale për një vdektar (!), të shikojmë përpara drejt një REPUBLIKE TË RE dhe jo ta anatemojmë atë!

Unë mendoj se gjithkush sipas potenciali­t të vet ka energji t’i kushtohet kësaj çështjeje madhore për kombin dhe shoqërinë, mbi të gjitha për qytetarin që e kanë zbuar nga lista, që e kanë pas liste, si Lipe Shtogun.

Sepse jemi viktima të veseve tona!

Shtëpia e Republikës së vjetër ka rënë, është degjenerua­r Republika e vjetër, në një ditë të keqe për ta, çka më shkakton keqardhje, më vjen mirë nga ana tjetër se shumë pesha të vërteta të jetës politike e kanë ndier mbi kurriz rrënimin e Republikës qesharake të vjetër

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania