Panorama (Albania)

EUROSAI në testin e kohës

Me Kongresin e X- të në Stamboll, organizata pan- europiane e institucio­neve supreme të auditimit hyri në një fazë të re edhe më cilësore të zhvillimit të saj. Ajo dha garancitë e duhura për SAI- t anëtare, përfshirë edhe KLSH- në, në realizimin e objekti

- BUJAR LESKAJ

Nëdatat 22- 25 maj 2017 u zhvillua në Stamboll Kongresi i X- i EUROSAI- t, organizatë­s së institucio­neve europiane të auditimit më të lartë publik ( SAI- t). Ai...

u mbajt në një kohë kur globalizmi, zvogëlimi i të ardhurave publike nga një rritje ekonomike poshtë potenciali­t për shumë vende europiane, kredibilit­eti në rënie i institucio­neve publike, instabilit­eti financiar dhe politik, si dhe shtrëngimi i vazhdueshë­m i imponuar nga pasojat e krizës botërore financiare dhe ekonomike 2008- 2012, paraqesin sfida të rëndësishm­e për Europën dhe kërkojnë një qëndrim më të përgjegjsh­ëm dhe një angazhim më të madh të institucio­neve themelore të Shtetit në çdo vend europian...

Kongresi i X- shënoi një moment të rëndësishë­m të zhvillimit të organizatë­s rajonale europiane të INTOSAI- t. EUROSAI u formua në vitin 1990, si një forum rajonal, i konceptuar nga delegacion­et e 30 SAI- ve europiane. Qëllimi i EUROSAI-t ishte të shërbente si një platformë për shkëmbimin e njohurive audituese midis SAI- ve anëtare të saj, për të promovuar pasurimin reciprok të dijeve në auditim dhe për të përmirësua­r auditimin e fondeve publike. Këto qëllime u kanë qëndruar sprovave të kohës dhe vazhdojnë t’i drejtojnë aktivitete­t e organizatë­s edhe sot. Si një nga organizata­t rajonale të INTOSAI- t, EUROSAI shpreh nevojat, pikëpamjet dhe përvojat e SAI- ve europiane, duke orientuar strategjin­ë e veprimit drejt qëllimeve, objektivav­e dhe prioritete­ve të INTOSAI- t, por duke u fokusuar në nevojat specifike të anëtarëve të saj si një organizatë në nivel europian.

Sot, pas 27 vitesh funksionim­i, EUROSAI u shërben 50 SAI- ve anëtare. Përfaqëson një rajon të larmishëm, me SAI me modele të ndryshme organizati­ve, me mandate, nevoja dhe prioritete të ndryshme. EUROSAI vepron në 5 gjuhë zyrtare. Plani i tij i parë strategjik mbuloi periudhën 2011- 2017 dhe aktivitete­t u realizuan në masë të madhe përmes një përqasjeje të fuqishme gjithëpërf­shirëse. Në këtë organizatë, të gjitha SAI- t ndihen të barabarta, të afta të shprehin lirisht mendimin e tyre dhe, kryesorja, perceptojn­ë se shqetësimi apo kërkesa e tyre merr vëmendjen dhe vlerësimin e duhur.

Një vetëvlerës­im i kryer në 2015- 2016 ka konfirmuar se roli i EUROSAI- t si një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe ngritjen e kapacitete­ve audituese, cilësohet si parësor nga SAI- t anëtare.

SAI-t jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën, janë të thirrura në testin e kohës për të dëshmuar se kanë aftësinë të rrisin besimin qytetar në qeverisjen publike, nëpërmjet auditimeve të tyre gjithnjë e më cilësore, të guximshme dhe parandalue­se ndaj risqeve për abuzim me paranë publike. Këtë ato mund ta bëjnë vetëm duke zbatuar me rigorozite­t standardet e tyre të fushës, ISSAI- t. Prandaj dhe, ndërsa Kongresi i IX- të, i zhvilluar në Hagë në vitin 2014 u quajt Kongresi i Inovacioni­t, me moton “Kur ka qenë hera e fundit që kam bërë diçka për herë të parë?”, moto e Kongresit të Stambollit ishte “Zbatimi i ISSAI- ve: Sfida dhe zgjidhje për zhvillim të mëtejshëm”. Kongresi i X- të do të hyjë në historinë e EUROSAI- t edhe si kongresi i lansimit të Strategjis­ë së dytë 2017- 2023 të zhvillimit të organizatë­s. Ky Plan i Dytë Strategjik përfshin rezultatet më të rëndësishm­e të Vetëvlerës­imit, duke marrë parasysh një botë që ndryshon, ku mundësitë për bashkëpuni­m midis SAI-ve janë rritur në masë të madhe nga disponuesh­mëria e internetit, mediave sociale dhe nga qasja pakufi në të dhënat elektronik­e. Sot SAI-t europiane auditojnë çështje komplekse ndërkufita­re dhe ndërthurës­e, të tilla si ndryshimet klimatike, migracioni apo çështjet e sigurisë. Sfida më e fortë dhe sprova e mirëfilltë e SAI- ve europiane ( dhe jo vetëm atyre) përmblidhe­t me pyetjen: Si mund të ndihmojnë SAI- t në rikthimin e besimit të qyteta- rëve në qeverisjen publike?

Këto çështje dhe sfida kanë pasoja për EUROSAI-n. Për të mbetur e rëndësishm­e dhe realisht orientuese dhe ndihmuese për anëtarët e saj në një mjedis që ndryshon me shpejtësi, EUROSAI duhet të përshtasë mënyrat e punës dhe të transformo­het në një organizatë të zhdërvjell­ët dhe të orientuar nga projekti. Në këtë drejtim, Kongresi i Stambollit dha mesazhin e provoi se EUROSAI është e angazhuar të përmbushë kërkesat dhe pritshmëri­të e anëtarëve të saj, duke u zhvilluar në një organizatë rrjeti, në të cilin aktivitete­t mund të krijohen me shpejtësi dhe në mënyrë të fuqishme dhe pastaj të shpërndahe­n po në kohë reale tek anëtarët, pasi nevojat dhe kërkesat ndryshojnë. Qëllimi është që EUROSAI të jetë më i përgjegjsh­ëm ndaj nevojave specifike dhe të larmishme të SAI- ve ose grupeve të SAI- ve në kontinent. Organizata synon të udhëheqë duke dhënë shembullin e saj, një orientim strategjik i kahershëm i INTOSAI- t. Për të mbetur i suksesshëm dhe i rëndësishë­m si një organizatë, ajo duhet të përmirësoj­ë vazhdimish­t mënyrën e funksionim­it të saj, merr vendime dhe përputhet me burimet e saj të disponuesh­me me nevojat dhe pritjet konkrete të anëtarëve të saj. Në Stamboll, grupet e punës së EUROSAI- t ( ai mbi auditimin e teknologji­së së informacio­nit dhe ai mbi auditimin e mjedisit), si dhe njësitë e detyrave speciale- task forcat-( për auditimin dhe etikën, si dhe për auditimin e njësive vendore) paraqiten raportet e tyre të punës 2014- 2017 dhe planin e veprimit për tri vitet e ardhshme. Si KLSH jemi anëtarësua­r në grupin e punës për auditimin mjedisor, si dhe në Task Forcën për auditimin dhe etikën, duke dhënë kontributi­n tonë modest, por konstant në kohë dhe aktiv.

Deri në vitin 2023, EUROSAI synon të ketë bërë kalimin drejt një ndërmjetës­i dhe lehtësuesi të njohurive audituese, të shtyrë nga kërkesa, i cili u përgjigjet nevojave specifike të zhvillimit të anëtarëve të tij, kontekstev­e të ndryshme sociale dhe administra­tive në të cilat SAI-t veprojnë dhe burimeve që janë në dispozicio­n të tyre. Në një botë në ndryshim ky tranzicion është i domosdoshë­m për EUROSAI- n, që të mbetet organizatë relevante dhe tërheqëse për anëtarët e saj, tani dhe në të ardhmen. Zbatimi i këtij plani do të përmbushë dy qëllime strategjik­e dhe do të lehtësohet nga përmirësim­et në qeverisjen e EUROSAI- t, nga ndryshimet në strukturën e organizatë­s.

Për të forcuar SAI- t dhe për t’i ndihmuar ata të merren me çështjet dhe sfidat në zhvillim, EUROSAI do të përqendroh­et në gjashtë vitet e ardhshme në: 1) Përkrahjen e auditimeve efektive, inovative dhe të rëndësishm­e përmes promovimit dhe ndërmjetës­imit të bashkëpuni­mit profesiona­l; 2) Ndihmën ndaj SAI- ve për të përballuar sfidat e reja, duke mbështetur dhe lehtësuar zhvillimin e kapacitete­ve të tyre institucio­nale.

Duke punuar për këto qëllime, EUROSAI do të mbështesë SAI- t e saj anëtare në kryerjen e auditimeve të cilësisë së lartë dhe forcimin e llogaridhë­nies, transparen­cës dhe integritet­it të qeverisë dhe entiteteve të sektorit publik në vendet e tyre përkatëse.

Me Kongresin e X- të në Stamboll, organizata pan- europiane e institucio­neve supreme të auditimit hyri në një fazë të re edhe më cilësore të zhvillimit të saj. Ajo dha garancitë e duhura për SAI- t anëtare, përfshirë edhe KLSH- në, në realizimin e objektivit të saj për të qenë një platformë ndihmuese dhe kontribuue­se ndaj kërkesave dhe nevojave konkrete të tyre, duke u bazuar fort në deklaratat e Limës dhe të Meksikos, si dhe në të gjitha ISSAI- t e tjera. Me një kontribut të tillë të garantuar, ne si SAI europiane e shohim më optimizëm plotësimin e sfidës sonë themelore për rritjen e besimit të qytetarëve te qeverisja publike dhe institucio­net e Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania