Panorama (Albania)

Topalli e Imami nuk durojnë: Të largohet Basha para zgjedhjeve

Ish- kryeparlam­entarja: Falënderoj Berishën, është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës

-

Në ditën e dytë zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit, dy ish- funksionar­ët e lartë të PD- së, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, kërkojnë mbledhjen e forumeve për shkarkimin e kreut të PD- së, Lulzim Basha.

Pakënaqësi­të publike të shfaqura në rrjetet sociale për mospërfshi­rjen në listat e kandidatëv­e për deputetë, Topalli e Imami do të kërkojnë t’i shndërrojn­ë në një lëvizje brenda Partisë Demokratik­e, që ka për synim shkarkimin e Lulzim Bashës. Në një konferencë të përbashkët për media gjatë ditës së djeshme, dy deputetët demokratë i cilësuan humbëse listat e hartuara nga Basha dhe bënë ftesë për çdo koleg që t’i bashkohen lëvizjes për rrëzimin e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

DEKLARATA “Nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërrua­r Partinë Demokratik­e. Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri i vetëm. Është marrë në shkelje të statutit, është marrë në shkelje të çdo procedure normale në një vend perëndimor, është marrë në shkelje të ligjit se statuti i një partie depozitohe­t në gjykatë. Nuk ka qenë traditë e partive tona, që të mos konsultohe­t dhe të mos merren vendimet aty ku duhet të merren në forumet e partisë. Ne kërkojmë si zgjidhjen e vetme në këtë situatë mbledhjen e forumeve të PD-së dhe shkarkimin e personit përgjegjës, që në këtë rast është kryetari i partisë, z. Basha. U bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë të Këshillit Kombëtar, Kryesisë, të ecim në këtë drejtim sepse nuk ka kohë. Kemi marrë këtë vendim sepse e kemi analizuar mirë dhe se e dimë se më 26 qershor do të jetë shumë vonë”, deklaroi Imami. Sipas ish- kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ndihma që Edi Rama ka dhënë ishte që të mbajë peng PD- në dhe Lulzim Bashën. “Prej datës 26 maj, PD nuk është më ajo e dhjetorit ‘ 90. Edi Rama do të sundojë dhe do të qëndrojë në krye të qeverisjes për një kohë të gjatë. Nuk i di hollësitë e marrëveshj­es Rama- Basha, por preokupimi im është PD- ja, asaj që i kemi falur 20 vite të jetës dhe sigurisht na ka privilegju­ar duke na dhënë besimin ndër vite. E kam ditur që në fillim, disa herë edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbënte Partinë Demokratik­e, se ai kurrë nuk ka luftuar për asnjë fitore të Partisë Demokratik­e dhe se e vetmja axhendë e tij ka qenë ajo personale. Ndihma më e madhe ndaj Edi Ramës ka qenë, është duke mbajtur peng PD- në vetëm Lulzim Basha. Edi Rama është fatkeqësi e madhe. Dhe unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilri Metës”, deklaroi Topalli. Deputetja demokrate nuk harroi të falënderon­te edhe ishkryemin­istrin Berisha, të cilin deklaroi se e ka njoftuar për diferencat me Bashën. “Kam qenë që ditën e parë, që ditën e parë që ka zbritur Basha nga avioni, por nuk e kam mbështetur asnjëherë, kam pasur rezerva dhe i kam thënë. Unë kam diferenca të mëdha me Bashën gjatë gjithë këtyre viteve. Por jam e shqetësuar. Falënderoj fort Berishën për bashkëpuni­min. Nuk ecet duket menduar a do të jem unë në pushtet, për të punuar për interesat dhe bizneset. Ndaj, edhe jam e vendosur, nuk do të jem në Parlament, por jam e vendosur për të vazhduar luftën kundër korrupsion­it, kundër Ramës, Bashës dhe Metës”, tha Topalli.

TAKIMI Pas kësaj deklarate, dy deputetët demokratë thirrën në një takim informal edhe disa nga kolegët e tjerë të lënë jashtë liste nga Basha. Në takim morën pjesë veç Topallit e Imamit, edhe Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Keltis Kruja dhe ish- deputeti Dashnor Sula. Burime nga ky takim bëjnë me dije për “Panorama” se në fokus të bisedës ka qenë gjendja në të cilën ndodhet PD- ja para zgjedhjeve. Sipas të njëjtave burime, qëllimi kryesor do të jetë maksimaliz­imi i votave për opozitën, por pa harruar përgjegjës­it për rezultatin që me gjasë do të prodhojë për PD- në zgjedhjet e 25 qershorit.

 ??  ?? TOPALLI E IMAMI DJE GJATE KONFERENCE­S PER SHTYP
TOPALLI E IMAMI DJE GJATE KONFERENCE­S PER SHTYP
 ??  ?? Grupi i deputetëve të PD lënë jashtë liste nga Basha
Grupi i deputetëve të PD lënë jashtë liste nga Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania