Panorama (Albania)

“PD ka rrëshqitur në shtigje të rrezikshme”

Patozi: Sot jemi në fushatë, kundërshta­ri është Edi Rama

- ASTRIT PATOZI

Deputeti i PD- së, Astrit Patozi, i cili ka mbetur jashtë listave të hartuara nga Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit ka shpjeguar se qëllimi i takimit me kolegët e demokratë ishte shqetësimi mbi udhëheqjen e gabuar të PD- së. Sipas Patozit takimet do të vazhdojnë, ndërsa thekson se kundërshta­ri i tyre është Edi Rama dhe qeveria e tij. KUSH PO NA E RRIT

ÇMIMIN E KAFES U bënë ca ditë që kafja nuk na kushton më 100 lekë, por ndoshta 100 fish më tepër, me këdo që ta pimë. Këtë po mendoja tani kur u ktheva në shtëpi dhe pashë në media aq shumë lajme dhe spekulime mbi një takim mes meje, Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Keltis Krujës, Dash Sulës etj.

Është shumë e vërtetë që kemi qenë bashkë sot, siç ka shumë mundësi që nesër e në vazhdim të ketë shumë më tepër kontakte dhe komunikim mes kolegësh të Grupit Parlamenta­r të PD- së, por jo vetëm. Se partia jonë dhe e djathta janë shumë më tepër se aq. Është pjesë e jetës, e punës dhe e përditshmë­risë sonë, se jetojmë në Tiranë, tek e fundit. Ndaj më duket i ekzagjerua­r gjithë ky amplifikim, edhe pse e kuptoj që ethet e fushatës e nxisin ngritjen e temperatur­ës poli- tike në Shqipëri. Sa për teoritë e konspiraci­onit është jo vetëm fenomen shqiptar, se shtypi është i prirë që edhe aty ku nuk gjenden ai t’i krijojë. Ndaj, për të shmangur çdo keqkuptim mund të them më dy fjalë se me kolegët kemi ndarë shqetësimi­n e përbashkët se Partia Demokratik­e, për shkak të udhëheqjes se gabuar, ka rrëshqitur në shtigje dhe panjohura dhe të rrezikshme, dhe se ajo duhet të kthehet sa më parë që të jetë e mundur në shtratin e saj. Prej të cilit, sipas meje, është larguar tmerrësish­t shumë dhe se nuk ka asnjë shans të mos kthehet. Por, ndërkohë, kam bindjen se sot që po flasim, ne jemi në fushatë dhe betejën e vetme dhe më të rëndësishm­en e kemi me kundërshta­rin përballë, i cili është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Ndaj, duke besuar fort në kauzën tonë, deri më 25 qershor duhet të qëndrojmë në mbështetje të çdo demokrati dhe të Partisë Demokratik­e

 ?? Astrit Patozi ??
Astrit Patozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania