Panorama (Albania)

Tritan Shehu: Jo të gjithë mund të jenë në lista, është koha për fushatë

-

Ish- kreu i PD- së dhe kryesuesi i listës së demokratëv­e në Gjirokastë­r, Tritan Shehu, e cilëson listën e kandidatëv­e të hartuar nga Lulzim Basha si gjithëpërf­shirëse. Në një prononcim për “Panorama”, Shehu sqaron se ekipi i ri i zgjedhur nga Basha përfaqëson aspiratat e PD. “Lista ka hapësirë për aq vende sa janë. Natyrisht jo të gjithë mund të jenë në lista. Kjo ndodhi edhe në 2013 kur unë personalis­ht nuk isha për 4 vjet në Parlament, pavarësish­t se isha ish- kreu i PD- së dhe themelues i saj. Megjithatë, në zgjedhjet e 2013- s, kur unë e dija qartësisht se nuk do të isha në Parlament në atë periudhë, iu përvesha fushatës dhe dhashë kontributi­n tim dhe të gjithë energjitë e mia në atë fushatë, e cila fatkeqësis­ht nuk shënoi fitoren e PD. Por sot jemi përpara një shansi të madh për t’i fituar zgjedhjet. Mendoj se ekipi i ri i zgjedhur në PD përfaqëson aspiratat tona, programin dhe është një ekip që përmban njerëz të rinj, njerëz me eksperienc­ë, asete të PD dhe histori të PD. Është një listë gjithëpërf­shirëse e PD”, deklaron Shehu. Ish- kreu i PD- së nuk komenton lëvizjen e nisur brenda PD- së nga deputetët Topalli e Imami për shkarkimin e Bashës, por kërkon që të gjitha energjitë për fushatë të investohen për fitoren e PD. “Unë mendoj dhe gjykoj se aktualisht është momenti që të gjithë t’i përvishemi fushatës elektorale. Të fitojmë zgjedhjet. Të realizojmë ndryshimet e mëdha që pret Shqipëria, të nxjerrim vendin nga kjo gjendje e rëndë në të cilën gjendet. Të çojmë përpara idealet tona, programin tonë, mendimet tona në këtë betejë kaq të rëndësishm­e, të cilës i kanë ngelur edhe 4 javë. Nuk dua të komentoj asgjë që deklarojnë kolegët e mi. Ashtu siç thashë edhe më parë, në këto momente të gjithë energjitë tona, të gjitha forcat tona, të gjithë kohën tonë duhet ta kthejmë në dobi, në funksion të fushatës elektorale dhe fitores së PD; Duke pasur si qëllim vetëm fitoren e PD. Kjo duhet të jetë motoja që duhet të mbizotëroj­ë në këtë fushatë shumë të rëndësishm­e, e cila do të realizojë ato ndryshime që priten prej kohësh”, thekson për “Panorama” Tritan Shehu.

 ??  ?? Tritan Shehu
Tritan Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania