Panorama (Albania)

Telefonata me Bashën, Duka: Pse e pranova ofertën për deputete

-

Në tubimin e hapjes së fushatës elektorale në Tiranë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e cilësoi dekanen e Fakultetit të Histori- Filologjis­ë, Valentina Duka, si nga emrat më të spikatur që kryesojnë listat e kandidatëv­e për deputetë të PD- së. Pedagogia dhe historiani­a e njohur Duka në një intervistë për “Panorama” shpjegon arsyet përse pranoi ofertën e Bashës për të drejtuar fushatën në qarkun e Korçës. Duka e vlerëson si mjaft cilësor ekipin e zgjedhur nga kreu i PD- së, Basha, dhe beson se përmes këtij ekipi PD- ja do të arrijë fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Si erdhi propozimi për të qenë pjesë e listës? Propozimi për të qenë pjesë e ekipit konkurrues të PD- së në zgjedhjet e 25 qershorit më erdhi nëpërmjet një telefonate nga kryetari Lulzim Basha. Mesazhi ishte i qartë, i shkurtër e bindës: unë duhet të përfshihes­ha në një betejë politike për të sjellë në pushtet PD- në dhe për të hapur kështu erën e re të transformi­mit të gjithanshë­m të Shqipërisë. Pas një hezitimi të shkurtër për të zgjedhur midis vijimit të karrierës sime akademike e universita­re dhe kalimit në jetën politike aktive, unë vendosa për këtë të fundit. Natyrisht, edhe pas një konsultimi me familjen time. Pa dyshim, ka qenë një vendim shumë i vështirë po të kemi parasysh faktin se, ndonëse nuk është mbushur viti që unë kam marrë detyrën e dekanes së Fakultetit të Histori- Filologjis­ë të UT- së, kisha shtruar shina të fuqishme për realizimin e projektit për modernizim­in e gjithanshë­m të këtij institucio­ni. Megjithatë, mendova se fitorja e PDsë në këto zgjedhje u shërben interesave të larta të vendit, prandaj dhe u bëra pjesë e skuadrës që do ta përmbushë këtë mision të rëndësishë­m. Keni menduar më herët për t’u marrë me politikë? Të them të drejtën, unë kam një histori politike. Kam qenë pjesë e PD- së që në fillimet e saj. Në vitet ‘ 90 kam kontribuar aktivisht në radhët e saj. Më vonë, kontributi­n tim politik e kam dhënë si pjesë e forumeve drejtuese të PDR- së për t’u tërhequr më pas nga politika, duke iu kushtuar tërësisht jetës akademike. Që të jem e sinqertë, nuk kam menduar se përsëri do t’i kthehesha veprimtari­së politike, por siç e shihni, ndodhi e kundërta. Sa kohë keni që e keni marrë këtë propozim? Propozimin e kam marrë të premten e shkuar. Si e njihni Lulzim Bashën? Zotin Lulzim Basha unë e kam njohur jashtë politikës, që në vitet ’ 90, kur ai ishte student i Universite­tit të Utreht-it në Holandë. Më ka bërë përshtypje fakti që ai ishte një student i shkëlqyer i drejtësisë dhe një veprimtar i dalluar universita­r. Unë ato kohë isha zv. rektore e Universite­tit të Tiranës, i cili kishte bashkëpuni­m të ngushtë me Universite­tin e Utreht- it dhe zoti Basha ishte një pikë e fortë lidhjeje midis dy universite­teve.

Çfarë mendimi keni për ekipin e ri në bazë të emrave që keni lexuar?

Ekipi i ri, me të cilin paraqitet PD- ja në këto zgjedhje, më duket një ekip cilësor në të gjitha drejtimet, një ekip që garanton fitoren e sigurt të PD- së.

Çfarë mendimi keni për mungesën e ish- ministrave dhe disa nga themeluesi­t e PD- së?

Nuk kam koment për këtë çështje. Kompozimi i listës është atribut ekskluziv i kryetarit të partisë.

Cila do të jetë kauza kryesore që do të mbështesni gjatë fushatës?

Shqipëria, një vend pa drogë e korrupsion, një vend pa varfëri e papunësi, një vend që garanton mirëqenie, siguri e drejtësi për të gjithë qytetarët e vet.

 ??  ?? Valentina Duka
Valentina Duka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania