Panorama (Albania)

Lista, Basha: I bindur se mora vendimet e duhura

“Qarkullimi i elitave është ligj në politikën europiane”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, reagoi dje ndaj kritikëve të listës së kandidatëv­e për deputetë të Partisë Demokratik­e.

“Si mendoni kam marrë vendimet e duhura apo jo? Unë them që kam marrë vendimet e duhura. Jam i bindur që kam marrë vendimet e duhura. Qarkullimi i elitave është ligj në politikën europiane, përndryshe nuk është republikë, është monarki”, tha Basha gjatë një takimi elektoral në Lezhë. Kreu i PD-së nuk iu përgjigj direkt ish- ministrave të Partisë Demokratik­e gjatë qeverisjes Berisha, por u kujtoi atyre se në PD s’mund të jesh vetëm për karrige. “Me Partinë Demokratik­e nuk mund të të lidhë vetëm karri- gia. Je deputet e do partinë, s’je deputet s’e do partinë! Po ti s’e paske për partinë, e paske për karrigen”, u shpreh Basha. Para qytetarëve të Lezhës, kreu i PD- së prezantoi kandidatët për deputetë në këtë qark, ndërsa kërkoi votën për ta qeverisur vendin më mirë se Edi Rama. “Me mua kryeminist­ër në Republikën e Re nuk do të ketë më palma, nuk do të ketë më fasada pa mbyllur në fillim plagët dhe hallet e shqiptarëv­e duke filluar me uljen e taksave. Ulja e taksave, ulja e TVSH- së jo vetëm do të lehtësojë jetët e njerëzve, por do të mundësojë po kështu që miliona euro që sot struken nga frika e taksave apo zhbëhet nga frika e falimentim­eve të ndërmarrje­ve, të qarkullojn­ë në Lezhë e mbarë Shqipërinë”, tha Basha. Kreu demokrat tha se Shqipëria ka nevojë për një kryeminist­ër që të punojë për shqiptarët e të jetojë me hallet e tyre. “Nuk mban më ujë pilafi. Shqipëria ka nevojë për një ekip, për një program dhe për një kryeminist­ër që të vërë ekonominë në punë, që të ulë taksat, të punojë për njerëzit, që të rregullojë shëndetësi­në, arsimin dhe të bëjë të mundur të mundur studimin e çdo të riu dhe të reje, pavarësish­t prej mundësive ekonomike. Shqipëria ka nevojë për një kryeminist­ër që nuk e ka mendjen tek telajo, por e ka mendjen, sytë, veshët e shpirtin tek ju. Unë do të jem ai kryeminist­ër. Unë do të jem kryeminist­ri juaj, i lezhjanëve dhe i gjithë shqiptarëv­e. Do të punoj me mish e me shpirt e bashkë do ta kthejmë Shqipërinë dhe rrotën e historisë edhe një herë siç bëmë të mundur në ditët më të vështira kur shpresa dukej se kishte humbur”, u shpreh Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania