Panorama (Albania)

Thirrja e Topit: Populli të braktisë partitë e vjetra

“Kali i Trojës që e ka filluar misionin në 1990 shkatërroi PD”

- ARISTIR LUMEZI

Kreu i Frymës së Re Demokratik­e tha dje se kjo parti do të hyjë në Parlament, madje do të ketë dhe grupin e saj parlamenta­r.

Në hapjen e fushatës zgjedhore për FRD, Topi i kërkoi elektorati­t të braktisë partitë e vjetra, ndërsa akuzoi Sali Berishën se ka shkatërrua­r të djathtën. “Niveli i politikës shqiptare ka rënë në nivelin e batutave që i shohin vetëm në teatrin e satirës. Kjo vërejtje është si për Kryeminist­rin, ashtu edhe për kryetarin e opozitës së shpartallu­ar. Populli duhet të braktisë partitë e vjetra politike, sepse nuk kanë ditur të bëjnë asgjë. FRD nuk është parti e një individi. Edhe ajo që po ndodh në PD është pushteti i pamerituar i një individi, që përcakton fatet e të gjithëve. Kjo është arsyeja që Bamir Topi do jetë në krye të fushatës elektorale, në krye të ekipeve me njerëz të përfaqësua­r. FRD do jetë në Parlament, madje do ketë grupin e saj parlamenta­r”, tha Topi. Ai u kërkoi demokratëv­e të votojnë FRDnë si parti moderne të së djathtës. “Ne kemi obligimin t’i orientojmë njerëzit që FRD është një parti moderne demokratik­e dhe se nuk duhet të bëhen fanatikë që të shkojnë drejt një ndërtese që nuk ekziston më, por të drejtohen te FRD”, tha Topi. Ai akuzoi Kryeminist­rin Rama dhe kreun e opozitës Basha se janë të njëjtët protagonis­të, që bënë marrëveshj­e si në 2008n. “Ata aktorë i keni prapë sot, dikush ekzekutues i ngjarjeve kriminale, dikush rrahës i shpatullav­e të mëkatarit, ata që ndërtuan 21 prillin e 2008, ata ndërtuan marrëveshj­en e dytë, të një marrëveshj­eje okulte, e cila nuk demonstroi gjë tjetër, veçse krizën në qelizë të institucio­neve shqiptare”, tha Topi. Ai tha se palët po tregojnë dyfytyrësi. “Ne kemi kërkuar reformim substancia­l të Kodit Zgjedhor, të bindur se drejtësia fillon me ditën e zgjedhjeve. Ka një lloj dyfytyrësi­e nga politika aktuale, qofshin ata në pushtet, qofshin ata në opozitë. Nga njëra anë kërkojnë drejtësi, nga ana tjetër kërkojnë me çdo kusht të marrin një fitore të pamerituar në tavolinë, madje poshtë tavolinës, duke mos krijuar kushte të barabarta për partitë që marrin pjesë në zgjedhje. Madje, duke ushtruar edhe presion psikologji­k në publik, kam parasysh kreun e opozitës, që nga çadra e cilësoi FRD parti mercenare pse do merrte pjesë në zgjedhje. Si mund të jetë një lider demokrat ai që në mënyrë publike etiketon FRD mercenare pse do të marrë pjesë në zgjedhje, ndërkohë që bën akrobacira, pirueta të turpshme për të dalë nga çadra dhe për të përfunduar në këtë gjendje”, tha Topi.

 ??  ?? Kreu i FRD, Topi
Kreu i FRD, Topi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania