Panorama (Albania)

Abonetë, Bashkia pranon: Të njihen dhe ato me pullë

“Abonetë që kanë element shtesë sigurie, janë të vlefshme”

- BESARTA BASHA

Merr fund çoroditja e përdoruesv­e të transporti­t urban për abonenë që duhet të blejnë këtë muaj. Me apo pa pullë, aboneja do të njihet.

Vendimi është i shoqatës së transporti­t urban, e pasuar dhe nga reagimi i Bashkisë së Tiranës, e cila hedh poshtë njoftimin e ditës së shtunë, që lajmëronte qytetarët të mos blinin abone me pullë. Verdikti zyrtar ka ardhur pas takimit të djeshëm midis përfaqësue­sve të shoqatës dhe Bashkisë, ku është rënë dakord që bileta e pajtimit mujor që ka elementet e duhura të sigurisë, me apo pa pullë, të jetë e vlefshme.

SQARIMI Nëpërmjet një njoftimi të dytë në harkun e tri ditëve, Bashkia njofton qytetarët se do të njihen të gjitha abonetë për autobusët e transporti­t urban. “Bashkia e Tiranës në vijim edhe të njoftimit të mëparshëm lidhur me elementet e sigurisë të kartelave të pajtimit të abonentëve, njofton të gjithë qytetarët se formati i aprovuar përmban kartonin shoqërues, si edhe abonenë e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve. Njoftojmë gjithashtu se edhe abonetë, të cilat kanë pullën si element shtesë sigurie, janë abone të vlefshme dhe që njihen në të gjitha linjat e transporti­t publik qytetas, siç janë edhe të përshkruar­a në pjesën e prapme të kartonit shoqërues”, sqaroi Enton Punavija, drejtor i Transporti­t dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës. Në njoftimin për mediat, Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të pajisen normalisht me kartelën e pajtimit mujor, ndërsa thekson se do të vijojë monitorimi­n e situatës. Aboneja e miratuar nga Ministria e Financave ka një format të tillë: kartoni shoqërues i ndryshuesh­ëm çdo muaj ka në krye të saj logon dhe mbishkrimi­n “Bashkia Tiranë” me germa kapitale. Ndërsa në anën e djathtë, vertikalis­ht, shënohet me shkrim muaji dhe viti përkatës me numra natyrore. Në mes të kartonit shoqërues bashkëlidh­et aboneja e prodhuar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve. Në pjesën lidhëse mes saj dhe kartonit shoqërues mund të jetë ose jo pulla e sigurisë mbi të cilën shënohet muaji qershor. Ndërsa në pjesën e prapme të kartonit shoqërues janë të listuara 13 linjat qytetase të Bashkisë së Tiranës, ku aboneja është e vlefshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania