Panorama (Albania)

Ish- të përndjekur­it, emrat që marrin dëmshpërbl­imin

Financat: Duhet të aktivizojn­ë numrin e llogarisë bankare

-

Ministria e Financës ka publikuar dje emrat e 30 të dënuarve nga regjimi komunist që kanë gati dëmshpërbl­imin, por për shkak të mangësive në dokumentac­ion nuk është bërë kalimi i parave në bankë. Janë 10 ish- të përndjekur, që në vend të certifikat­ës personale kanë dorëzuar pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërbl­imeve certifikat­ë familjare. Ministria e Financës ka sqaruar se ndarja e këstit do të nisë atëherë kur të jetë bërë plotësimi i dosjes. Ndërsa krahas tyre janë edhe 20 të dënuar të tjerë, që kanë probleme me numrin e llogarisë. Pagesat për ta nuk janë kryer, pasi numri i llogarisë që kanë depozituar nuk është aktiv. Nga fondi vjetor për kategorinë parësore kanë mbetur edhe rreth 700 milionë lekë ose rreth 7 milionë dollarë. Me këto para pritet që rreth 1600 të dënuar të përfitojnë këstin e tetë të dëmshpërbl­imit. Aktualisht Ministria e Financës ka nisur nga puna për kryerjen e këtyre pagesave. Bazuar në skemën e re që ka nisur të aplikohet pas miratimit të ndryshimev­e ligjore, të parët që përfitojnë janë të dënuarat gra dhe ata që janë në moshë mbi 75 vjeç. Paralelish­t kanë nisur të ndahen edhe pagesat e para për trashëgimt­arët. Për këta të fundit janë 6 milionë dollarë nga fondi vjetor. Ndërkohë në proces shqyrtimi janë rreth 450 dosje, që pritet të marrin këstin e dytë. Këto familje kanë afat deri në fund të muajit korrik për të depozituar dokumentac­ionin e nevojshëm. Nëse kjo nuk ndodh, me fondin e mbetur do të nisë procesimin kësti i tretë për trashëgimt­arët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania