Panorama (Albania)

Kërcënohet agjenti i SHISH, i lënë shtatë plumba në derë

Autorët të panjohur, dyshohet për shkak të detyrës

- ETLEVA DELIA

Një agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror është kërcënuar mbrëmjen e së dielës nga persona ende të paidentifi­kuar. Ata i kanë lënë një mesazh në derën e shtëpisë përmes një qeseje, brenda së cilës kishin futur 7 fishekë.

Ngjarja është denoncuar menjëherë në Komisariat­in Nr. 3 nga agjenti 48- vjeçar Shkëlzen N., i cili ka telefonuar pa lëvizur nga vendi provat që ndodheshin në derën e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes, në një prej pallateve që ndodhet në rrugën “Jordan Misja”, kanë shkuar menjëherë oficerët e Policisë, që kanë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale qesen me 7 fishekë të kalibrit 7.62 milimetër. Ndërsa më pas specialist­i i SHISH është paraqitur në rajonin e Policisë, ku ka bërë edhe kallëzim me shkrim. Në deklarimet e tij ai ka thënë se nuk ka probleme personale me njeri dhe se kanosja mund të ketë ardhur për shkak të detyrës. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ka nisur procedim penal pa autor, për veprat penale të “kanosjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionev­e”. Nga ana tjetër, kanë nisur hetimet për identifiki­min e autorëve të dyshuar të ngjarjes. HETIMI

Burime të Policisë së Tiranës thanë se ekspertët kanë nisur ekzaminimi­n e provave të gjetura në derën e shtëpisë së agjentit të SHISH. Qesja dhe fishekët po verifikohe­n për fiksimin e gjurmëve të mundshme të gishtave, që mund të çojnë në identifiki­min e autorëve. Ndërsa janë marrë në pyetje edhe disa prej banorëve të pallatit ku banon 48- vjeçari Shkëlzen N., të cilët kanë deklaruar se nuk kanë parë lëvizje të dyshimta në shkallë apo persona të panjohur. Po ashtu, përveç agjentit të SHISH, oficerët e Policisë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, duke mos përjashtua­r mundësinë që mesazhi kërcënues mund të ishte edhe për ndonjërin prej tyre. Megjithatë, deri tani nuk rezulton që ata mund të kenë probleme me njeri. Nga ana tjetër, janë sekuestrua­r pamjet filmike të disa bizneseve pranë pallatit ku ndodhi ngjarja, të cilat po verifikohe­n për të identifiku­ar ndonjë person të dyshimtë që lëviz në zonë, apo edhe që mund të jetë futur dhe ka dalë nga hyrja e pallatit. Burimet thanë se deri tani ende nuk janë verifikuar plotësisht pamjet, megjithatë vazhdojnë hetimin për identifiki­min dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania