Panorama (Albania)

Zv. ministrja: Do të identifiko­hen asetet e krijuara nga kanabisi

-

TIRANE - Identifiki­mi dhe sekuestrim­i i aseteve të krijuara nga veprimtari­të kriminale, sipas zv. ministres së Brendshme, Rovena Voda, është një kriter i rëndësishë­m për të matur shkallën e suksesit në përballjen me fenomenin e kanabisit. Voda, njëherësh drejtuese e Njësisë Task Forcë Antikanabi­s, deklaroi dje se, në ndryshim nga qasjet e mëparshme strategjik­e dhe nga praktika e ndjekur nga organet ligjzbatue­se, orientohen përpjekjet e institucio­neve në fazat e hershme të ciklit të kultivimit të kanabisit. Dje u zhvillua mbledhja e Task Forcës qendrore në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku u theksua se, duke iu referuar shifrave, për vitin 2017, janë rreth 4 herë më pak bimë narkotike të kultivuara në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Risia e këtij viti, ndër të tjera, është krijimi dhe implementi­mi në rrjetin informatik të Policisë së Shtetit të sistemit elektronik ‘ Ueb- GIS’, nëpërmjet të cilit bëhet e mundur hedhja, administri­mi dhe evidentimi i të dhënave për rastet e kultivimit të bimëve narkotike në shkallë vendi. Tashmë është e qartë për të gjithë se ky prioritet i qeverisë Rama nuk mund të realizohet pa angazhimin dhe mirëkoordi­nimin e të gjithë aktorëve shtetërorë, përfaqësue­s të të cilëve jeni ju sot, të ulur në këtë tryezë. Ne besojmë fort se nuk do të mungojë nga ana juaj ky angazhim institucio­nal, duke garantuar plotësisht zbatimin e planit të masave të secilit institucio­n mbi bazën e indikatorë­ve dhe brenda afateve të përcaktuar­a”, tha Voda. Nga janari 2017 e deri sot janë asgjësuar rreth 23.700 bimë narkotike, pjesë e 70 procedimev­e. Rreth 10 mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar që në fazën e mbjelljes në kubikë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë proceduar penalisht 158 autorë më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania