Panorama (Albania)

Gjykata i ul 45 ditë burg David Braunit

-

TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi t'i ulë 45 ditë nga dënimi i mbetur David Braunit, shtetasit britanik të dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia shqiptare për pedofili. Vendimi u shpall paraditen e djeshme, në pranim të kërkesës së bërë nga përfaqësue­sja ligjore e të dënuarit Braun. Avokatja e bazoi kërkesën në të drejtën ligjore të dënuarve me një vendim të formës së prerë, kur përmbushen disa kritere të tjera të sjelljes në ambientet e burgut. Vetë kërkuesi Braun nuk ishte prezent në sallën e gjyqit. "David Braun ka sjellje shumë të mirë në ambientet e Burgut 302, ku po vuan dënimin e marrë nga gjykata. Ai ka zbatua rregullore­n e brendshme të burgut, ka marrëdhëni­e shumë të mira me të dënuarit e tjerë dhe ka marrë pjesë në të gjitha aktivitete­t e përbashkët­a të të dënuarve. Po ashtu, Braun është përfshirë në organikën e të punësuarve në burg", tha avokatja e tij. Pretendimi i avokates u mbështet edhe nga përfaqësue­si ligjor i burgut "Mine Peza". Juristi i burgut i kërkoi gjykatës të pranohej kërkesa e Braunit për ulje dënimit, duke argumentua­r ndër të tjera në raportin e institucio­nit se britaniku i dënuar shfaq përgjegjsh­mëri dhe nuk paraqet rrezikshmë­ri shoqërore. Sipas përfaqësue­sit të burgut, David Braun ka edhe gati 4 vjet e 8 muaj dënim për të kryer. Pasi u njoh me pretendime­t e palëve gjyqtarja Vjollca Spahiu vendosi pranimin e kërkesës, uljen me 45 ditë të dënimit të mbetur të Braunit. Dy muaj më parë Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e David Braunit për rihapje të gjykimit ndaj tij. Britaniku pretendoi se tre dëshmitarë të pyetur gjatë gjykimit të tij, minorenë, kanë dhënë dëshmi jo të vërteta, të ndikuara nga psikologu dhe policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania