Panorama (Albania)

AUTORI: MË FYEU

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE Ksamili

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thikë të ndodhur pranë një shkolle të mesme në qytetin e Korçës.

Policia ka arrestuar autorin që rezulton se është një 16vjeçar, ndërsa dy të plagosurit, njëri 16 dhe tjetri 28 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nga burime pranë policisë mësohet se konflikti mes të rinjve mësohet se ka si mollë sherri një vajzë. Ngjarja është regjistrua­r në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës, në afërsi të shkollës së mesme profesiona­le "Irakli Terova". Të rinjtë mësohet se fillimisht janë grindur me njëri- tjetrin disa ditë më parë, ndërsa paraditen e së hënës janë konfliktua­r dhe kanë arritur deri në përdorimin e mjeteve të mprehta. Sipas të dhënave të policisë, të plagosur kanë mbetur Xhemi Maksuti, 28 vjeç dhe M. Rrënza, 16 vjeç, ndërsa autori i plagosjes së tyre është 16- vjeçari M. Fezollari, i cili është arrestuar pak pas ngjarjes. Të tre këta persona rezulton se janë nxënës të shkollës profesiona­le "Irakli Terova", e cila përveç nxënësve me kohë të plotë, ka edhe nxënës me kohë të pjesshme ( korrespond­encë). Gjithashtu, policia ka shoqëruar dhe shtetasin E. Kostreci, pasi gjatë sherrit ka qenë grup me Fezollarin, bashkë me dy persona të tjerë që nuk janë identifiku­ar ende. Gjithçka ka nisur ditën e premte, ku mes dy grupeve të të rinjve ka pasur një grindje. Gjithçka ka nisur për shkak të një vajze, që ka hyrë mes Fezollarit dhe një prej të plagosurve. Konflikti mes tyre ka vazhduar edhe ditën e hënë, ku të rinjtë i janë rikthyer debatit të nisur tri ditë më parë. Pasi janë ri- takuar në afërsi të shkollës ku ata studionin, 16- vjeçari ka kërkuar të sqarohet me ta, por në vend të sqarimit ata kanë nisur të zihen përsëri derisa sherri ka degraduar në përdorimin e mjeteve të mprehta. Ka qenë pikërisht 16- vjeçari Fezollari ai i cili është sulur në drejtim të bashkëmosh­atarit dhe 28- vjeçarit me thikë e i ka qëlluar ata në pjesë të ndryshme të trupit, duke u shkaktuar disa plagë. Kalimtarë të rastësishë­m dhe persona që kanë ndërhyrë për të ndaluar sherrin kanë sinjalizua­r policinë për ngjarjen dhe kanë Gjatë marrjes në pyetje, M. Fezollari ka deklaruar para oficerëve të policisë se kishte nisur sherrin, pasi dy të plagosurit e kishin fyer duke mos treguar arsyen e vërtetë që kishte të bënte me një vajzë. "Më fyen dhe pastaj humba kontrollin dhe i godita", ka deklaruar 16- vjeçari, autor i plagosjes së dy të rinjve. Policia bën të ditur se Fezollari rezulton me precedent penal. Fezollari u arrestua nga policia vetëm pak minuta pas ngjarjes, kjo falë edhe dëshmitarë­ve të konfliktit që bënë identifiki­min e tij. Ndaj tij rëndon akuza "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Plagosje e rëndë me dashje". kërkuar prezencën e menjëhersh­me të ambulancës, duke u dhënë kështu ndihmën e parë dy djemve të plagosur. Menjëherë ata janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës ku sipas të dhënave nga bluzat e bardha, janë plagosur rëndë në pjesë të ndryshme të trupit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania