Panorama (Albania)

Laborator droge në garazhin e një pallati në Vlorë, kapet i kërkuari

-

VLORE - Kishte përshtatur në një laborator droge garazhin e pallatit, arrestohet një muaj pasi ishte shpallur në kërkim. Policia e Vlorës bëri të ditur dje se arrestoi shtetasin A. Miftari, 63 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike". Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 29 prill, ku gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në lagjen "1 Maji", shërbimet kanë konstatuar në ga- razhin e këtij objekti një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, një mjet lundrues gomone, si dhe sasi bimore narkotike, bazë materiale të ndryshme etj. "Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 171, datë 28.05.2017, i ka caktuar masën e sigurisë ' Arrest në burg'", thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Vlorës. Ndërhyrja e Policisë së Vlorës është bërë 1 muaj më parë në garazhin e pallatit 5katësh, ku edhe kishte informacio­n për aktiviteti­n e jashtëligj­shëm. Pas ndërhyrjes është konstatuar se një pjesë e garazhit ishte pajisur me llamba elektrike dhe një sistem të posaçëm të përshtatur me kushtet bazë për kultivimin e bimëve narkotike. Në brendësi të ambientit janë gjetur gjithashtu dhe disa kova të mbushura me pleh e sasi të vogla mbetjesh me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa. Gjithashtu në garazhin e pallatit është gjetur dhe sekuestrua­r një mjet lundrues gomone me gjatësi rreth 8.2 metra, me dy motorë "Mercury", kurse pranë tij ishte edhe një mjet tip fuoristrad­ë, i cili ishte i lidhur me gomonen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania