Panorama (Albania)

9 SHQIPTARË

-

Në mes të kësaj jave pritet që të zyrtarizoh­et Qeveria e re e Maqedonisë e drejtuar nga Kryeminist­ri Zoran Zaev, por janë tre ministra të propozuar nga BDI, të cilët përballen me çështje të hapura penale.

Ramiz Merko, Bujar Osmani dhe Sadulla Duraku janë ata që mund të rrezikojnë pozicionet e tyre për shkak të hetimeve. Ish- kryetari i Strugës, Ramiz Merko, dyshohet për keqpërdori­m të detyrës zyrtare dhe është në hetim e sipër nga Prokuroria Publike. Mediat maqedonase shkruajnë se ish- zëdhënësi dhe ish- ministri i Shëndetësi­së nga radhët e BDI- së, Bujar Osmani, dyshohet për furnizime joligjore gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësi­së. Ndërsa ish- ministri i Bujqësisë dhe kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, ka një dosje të hapur nga revizioni shtetëror, pasi gjatë kohës kur ai udhëhiqte dikasterin e Bujqësisë, kishin munguar miliona euro. Por ka edhe një çështje të ndaljes së ventilit për ujë të pijshëm gjatë konfliktit të vitit 2001.

Zaev në bashkëpuni­m me ekspertët juridikë paralajmër­oi se do të kërkojë nga të gjitha institucio­net vendase mendim dhe qëndrim nëse përbërja e kabinetit të tij qeveritar është e inkriminua­r. Sipas Zaevit, ky hap është bazë për kthimin e shtetit të së drejtës dhe i gjithë kabineti do të hetohet. "Nëse duam të kthejmë shtetin e së drejtës, nuk mundet që njerëzit e gjykuar për krime apo që janë drejtpërdr­ejt të përfshirë në afera kriminale të bartin funk- Qeveria e Maqedonisë, pas gjashtë muajsh në krizë politike dhe institucio­nale, ka tashmë përbërjen e re parlamenta­re të saj. Partitë pjesëmarrë­se në qeveri, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, kanë prezantuar propozimet e tyre për ministra, ku shqiptarët përfaqësoh­en me nëntë ministra, BDI me gjashtë dikastere, Aleanca për shqiptarët me dy dhe një ministër i propozuar nga LSDM- ja. sione shtetërore dhe me këtë të jenë të dyshuarit kryesorë për diçka që njihet si cenim i interesave publike dhe shkelje e Kodit Penal", tha Zaev. Ky veprim i jep mundësi mandatarit për të ndryshuar kabinetin qeveritar më pas. Lideri i LSDM- së, Zoran Zaev, shpreson se deri në mesnatën e së mërkurës, vendi do të ketë qeveri të re.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania