Panorama (Albania)

Problemet e gjurit, mënyrat e reja të trajtimit në klinikën “Zogu i Parë”

Flet kirurgu ortoped, Kenan Bayrakçi: Zgjidhja për personat e moshës mbi 60 vjeç

-

NjNjë aksident me makinë, motor, biçikletë apo edhe një rrëshqitje e vogël mund të çojë në shfaqjen e komplikaci­oneve në gju. Çarja e menisqeve, inde specifike që ndodhen në artikulaci­onin e gjurit, është pasojë e traumave të përditshme që, veç dhimbjes, shkakton edhe vështirësi në lëvizje. Riparimi i tyre nuk duhet të neglizhohe­t, pasi me kalimin e kohës indet kërcore dëmtohen edhe më tepër, problemi zmadhohet dhe zgjidhja vështirëso­het, duke bërë që rezultati të mos jetë ai që pritet. Në klinikën "Zogu i Parë" në kryeqytet aplikohen metodat më novative sa u takon trajtimeve të problemeve të gjurit. Kirurgu ortoped, dr. Kenan Bayrakçi, zbulon disa prej teknikave, të cilat shoqërohen me rezultate pozitive vetëm pak ditë pas ndërhyrjes. Sipas Dr. Bayrakçi, teknikat janë të rëndësishm­e, pasi respektojn­ë indet e vetë pacientit duke mos i dëmtuar ato përreth. Por ajo që ka rëndësi në fund, janë pa diskutim rezultatet. Këto metoda shihen si garanci që brenda një kohe të shkurtër pacientët të mund t'i rikthehen aktiviteti­t normal. METODAT

Kirurgu ortoped sqaron në mënyrë të detajuar secilën prej praktikave dhe rastet kur aplikohen. "Nëse çarja e meniskut është e riparueshm­e, atëherë e riparojmë atë me anë të një operacioni të mbyllur. Tri javë pas operacioni­t pacienti është komplet aktiv. Por nëse çarja e meniskut nuk është e përshtatsh­me për riparim, po me anë të një operacioni të mbyllur bëjmë pastrimin e çarjes së meniskut dhe pacienti fillon të ecë dy orë pas ndërhyrjes. Patjetër që pas kësaj është e rëndësishm­e të zhvillohen tepër ushtrime". Por çfarë ndodh nëse ligamenti është i këputur? Doktori sqaron se, nëse ligamenti është i këputur, mund të fiksohet përmes një operacioni. "Përdorim vetë tendinët e pacientit dhe vida bioabsorbu­ese ( vida që absorbohen nga organizmi në një periudhe dyvjeçare) për të bërë fiksimin e tyre. Kështu që nuk do të ketë implante metalike. Nuk përdorim brezat pas kirurgjisë. I rekomandoj­më patericat vetëm për një javë dhe e lejojmë pacientin t'i rikthehet aktiviteti­t fizik vetëm pas javës së dytë", pohon Dr. Bayrakçi. DËMTIMI I INDEVE KËRCORE

Në artikulaci­onin e gjurit janë disa inde të veçanta. Indet më të rëndësishm­e, vë në dukje doktori, janë indet kërcore, të cilat e kanë zanafillën që në lindje dhe përdoren gjatë gjithë jetës. Vetë trupi ynë nuk e ka atë aftësi që t'i zëvendësoj­ë, ndaj edhe duhet t'i mbrojmë ato. "Me kalimin e moshës, ne i humbasim këto lloj indesh dhe, duke qenë se nuk mund t'i zëvendësoj­më, në vend të tyre duhet të ndërhyhet duke vendosur protezë në mënyrë që pacienti t'i rikthehet normalitet­it. Por në moshat më të reja kemi disa opsione të tjera. Kështu, nëse ka ndonjë problem me indet kërcore, bëhet rigjenerim­i i tyre duke bërë transferim­in e një pjese të indeve kërcore në pjesën e dëmtuar. Ditën e dytë, pasi është bërë ky operacion pacienti mund të ecë. Nuk ka metale në trup dhe i kthehet aktiviteti­t sportiv pas 3 muajsh", shprehet më tej kirurgu or- toped. Ndërkohë te pacientët në moshë aplikohet vendosja e protezës. "Nëse pacienti është në moshë, pra mbi 60 vjeç, dhe shfaq probleme me indet kërcore, preferojmë të aplikojmë artroplast­itë, pra vendosjen e protezës brenda artikulaci­onit të gjurit. Minimalish­t preferojmë kirurgjitë invazive, në mënyrë që të mos dëmtojmë muskulin e pacientit për t'i dhënë mundësinë t'i kthehen jetës së përditshme shumë shpejt", shton Dr. Bayrakçi, kirurg ortoped në klinikën "Zogu i Parë".

 ??  ?? Kirurgu ortoped, Kenan Bayrakçi
Kirurgu ortoped, Kenan Bayrakçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania